Shëndeti
Bota

Covid në Britani/ Shumica e atyre që rezultojnë pozitivë, janë asimptomatikë

7 Korrik 2020, 16:26| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 16:27

  • Share

Sipas Zyrës së Statistikave në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm 22% e britanikëve që kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit kanë pasur simptoma në ditën kur u është kryer analiza.

Kjo, sipas ekspertëve shëndetësorë, tregon  rëndësinë e "transmetimit asimptomatik" -  pra përhapjen e virusit nga njerëz që nuk janë të vetëdijshëm se po e bartin atë.

Vdekjet nga koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar kanë rënë për të dytën javë me radhë nën mesataren e periudhës së pikut të sëmundjes.

Nga fundi i marsit deri në qershor, vendi kishte 59,000 vdekje më shumë sesa mesatarja pesëvjeçare.

Edhe pse meshkujt thuhet se rrezikojnë më shumë vdekjen nga Covid-19 sesa femrat, studimi nuk zbulimi ndonjë ndryshim në mënyrën sesi ata preken nga infeksioni.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?