Në Francë numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit nga koronavirusi është ritur në më shumë se 197 mijë për një total viktimash prej rreth 29 650
Dy javë larg pushimeve verore, kthimi në shkollë në Francë bëhet i detyrueshëm për të gjithë studentët, duke përjashtuar nxënësit e shkollave të mesme.
Shkollat franceze ishin rihapur pjesërisht që në muajin maj, por prindërit e nxënësve ishin të lirë t'i dërgonin ose jo fëmijët e tyre në shkolla.
Gjithashtu nga sot, në një situatë pothuajse normale, janë rihapur kinematë dhe kazinotë.
Ekziston vetëm detyrimi për të lënë një vend bosh mes dy njerëzve që nuk janë të së njëjtës familje.
Gjithashtu këtë javë do të rihapet për vizitorët edhe Kulla Eifel.