Holanda do të vrasë rreth 10 mijë visonë pasi janë identifikuar dy raste të mundshme të transmetimit prej tyre të virusit Sars-CoC-2.
Që prej javës së kaluar ka nisur vrasja e shumë prej tyre pasi raste të infeksionit midis kafshëve janë gjetur në 10 ferma në vend.
Aktivistët e të drejtave të kafshëve kishin provuar më parë të ndalonin vrasjen, por drita e gjelbër erdhi pasi gjykata e Amsterdam bllokoi ankesën e paraqitur nga shoqatat. Rastet e para të koronavirusëve në ferma u identifikuan në muajin prill dhe në maj. Visonët, madje edhe këlyshët e tyre, do të vriten me gaz. Kina, Danimarka dhe Polonia janë mbarështuesit më të mëdhenj të vizonëve.
Studiues nga Universiteti i Pekinit thonë me siguri se origjina e infeksionit, nuk është nga gjarpërinjtë por nga Visoni, një gjitar mishngrënës, mjaftë i përhapur në Kinë por edhe në Europë, lëkura e të cilit, mjaftë e çmuar, përdoret për prodhimin e peliçeve.
Patogjeni përgjegjës për epideminë i përket një familje të madhe të quajtur koronavirus, e cila përfshin viruse që shkaktojnë sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute (Sars) dhe sindromën e frymëmarrjes së Lindjes së Mesme (MERS), si dhe ato që qëndrojnë pas ftohjes së zakonshme.
Qelbesira gjysëmnjerëz bajga, neandertalę barbarë! Yyyyyyt qelbesira nuk late asgje pa vrarë e zhdukur ne kete planet! Nëna Natyre të veje dore të mbroje krijesat e saj nga muteria e gjysemnjerezve!
Përgjigju