Covid në Itali/ 349 mësues dhe 1500 nxënës të prekur nga infeksioni (0,021% e totalit)! Studimi: Fëmijët nuk përhapin infeksionin

5 Tetor 2020, 19:45| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 19:48

  • Share

Ndërsa në Itali kanë kaluar tri javë nga rihapja e shkollave, sipas Ministrisë së Arsimit janë identifikuar rreth 1500 nxënës të prekur nga infeksioni i koronavirusit.

Ministrja e Arsimit Lucia Azzolina në fund të një takimi me Komitetin Teknik-Shkencor dhe me Institutin e Lartë të Shëndetit deklaroi se edhe në rradhët e stafit pedagogjik ka patur raste Covid.

“Janë identifikuar 349 raste infeksioni në rradhët e mësuesve dhe 116 midis stafit jo-mësimdhënës”

Sipas të dhënave, shifra e studentëve pozitivë përfaqëson 0,021% të totalit.

Italia sot regjistroi 16 viktima dhe 2257 raste të reja infeksioni. Totali i të prekurve në vend është 327 586 kurse viktimat numërohen në 36 002

Studimi për fëmijët: Ata mund të kthehen në shkollë, kanë pak simptoma dhe nuk e përhapin infeksionin

Fëmijët nuk janë të ‘preferuar’ të koronavirusit,përkundrazi. Ata kanë aftësi ngjitëse shumë të ulët. Pra, vendimi për të mbyllur shkollat dhe rihapja e tyre duke u përshtatur me kushtet e pandemisë, sot mund të mos ketë të njëjtin kuptim si në fillim

Shkenca duket se ka përjashtuar fëmijët dhe jep sinjale për institucionet, duke i nxitur ata të lexojnë studimet e fundit para se të ndërmerrin të tjera masa drastike.Shkencëtari i Universitetit Emory të Atlanta, Guido Silvestri përmes facebook-ut ka dhënë disa ‘pilula’ optimizmi

“Tashmë e dimë që fëmijët kanë tendencë të kenë një sëmundje më të butë të koronavirusit krahasuar me të rriturit dhe shpesh nuk kanë simptoma. Infeksioni rrallë i prek ata. Një nga shpjegimet e mundshme - shpjegon Gandini - është se Covid transmetohet përmes teshtitjes, kollitjes, kontaktit të ngushtë dhe prekjes së gojës, hundës ose syve me duar të kontaminuara.

Meqenëse fëmijët kanë më pak simptoma, të tilla si kollitja dhe teshtitja, se sa të rriturit, kjo ndoshta çon në më pak transmetueshmëri.”

Sipas revistës prestigjoze mjekësore Lancet, “Literatura mjekësore e mbledhur deri më tani tregon në të gjitha studimet se nuk ka raste të transmetimit nga fëmija në fëmijë ose nga fëmija në të rritur. Dhe nëse ka, ato janë shumë të rralla.”

"E gjithë kjo dëshmi shkencore - shpjegon epidemiologu - mbështet hipotezën se edhe nëse ka fëmijë asimptomatikë që shkojnë në shkolla, ata nuk kanë gjasa të përhapin infeksionin".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?