Foto ilustruese

Bota

COVID në Itali/ 529 viktima dhe mbi 16 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

30 Mars 2021, 18:26| Përditesimi: 30 Mars 2021, 18:29

  • Share

Janë regjistruar 16017 raste të reja me koronavirus në Itali në 24 orët e fundit në Itali, pas kryerjes së 301451 tamponëve.

 Ndërkohë mbetet i lartë numri i viktimave, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 529 persona, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 108879.

Numri  pacientëve në kujdesin intensiv mbetet i qëndrueshëm, 3716, pesë më pak se dje.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i personave të infektuar me COVID në Itali ka shkuar në 3,561,012, ku raste aktive janë 562,832.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?