Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruan 130 viktima nga koronavirusi për një total prej 32626.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2160 teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 136720
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 652 raste të reja pozitiv për një total prej 228658
59 332 është totali i rasteve aktive me koronavirus në Itali. Sot janë 595 persona në kujdes intensiv, 45 më pak se dje.
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 57 viktima duke e rritur totalin e vdekjeve në 15 784 që nga fillimi i pandemisë.
Po sot në Rajon u regjistruan edhe 293 raste të reja pozitive nga infeksioni i koronavirusit për një total prej 86.384.
Gjithashtu në Lombardia u regjistruan 1018 shëruar duke e rritur totalin në 44 667. Në Repartet e terapisë intensive në spitalet e Lombardisë ka 19 pacientë më pa për një total prej 207 pacientë.
Lajmi kryesor: