Covid në Itali/ Ngadalësohet rritja e infeksioneve, regjistrohen 953 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

24 Gusht 2020, 17:25| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 17:35

  • Share

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 4 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.441 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 953 raste të reja pozitiv (dje ishin 1071), për një total prej  260.298 të prekurish nga Covid.

Ministria e Shëndetësisë në Itali raportoi gjithashtu se në spitale ndodhen të shtruar në kujdesin intensive 65 pacientë, 4 më pak se dje.

Në vend sot pati edhe 192 pacientë të shëruar për një total prej 205.662

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 1 viktimë dhe 110 rastë të reja pozitiv.

Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve ka shkuar në 16 857 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 98.426.

 


Lajmi kryesor:

Pandemia Covid/ 953 raste të reja infeksioni dhe 4 viktima në Itali! Regjistrohen 24 milionë pozitivë dhe 810 mijë vdekje në botë


  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?