Covid, në Kosovë regjistrohen 2 viktima nga infeksioni, rritet në 56 numri i vdekjeve

2 Korrik 2020, 16:17| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 16:18

  • Share

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima nga infeksioni I koronavirusit.

Viktimat ishin të moshës 71 dhe 83 vjeç me sëmundje të tjera të mbartura, banues në Prishtinë dhe Mitrovicë.

Sipas autoriteteve numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën nga Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 56, për një total infeksionesh prej 2991

Autoritetet spitalore në kryeqytet kanë njoftuar se 59 pacientë Covid janë duke u trajtuar në repartet e terapisë intensive, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, me frymëmarrje të asistuar nga respiratorët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?