Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 viktima dhe 90 raste të reja infeksioni nga koronavirusi.
Viktimat ishin 5 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 1 nga Ohri dhe një nga Gostivari, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 247.
Sipas raportimit të autoriteteve shëndetësore në vend, ka patur edhe 48 pacientë të shëruar, për një total prej 1974, kurse numri i rasteve active në vend është 2975
Që nga 1 qershori, kur në vend pati rritje drastike të numrit të të infektuarve me COVID-19, sot është dita e tretë e muajit, që numri i rasteve të reja është më i vogël se 100, por edhe numri i testeve është më i ulët. Në 24 orët e fundit janë realizuar 665 teste, 90 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Numra dyshifror me të infektuar janë regjistruar në Shkup 36, Ohër 13, Strugë 10.
Duke përfshirë rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 5196.