Covid, Italia regjistron 70 vdekje! Në SHBA 100 mijë viktima nga koronavirusi, sa ato të luftrave në 44 vite (VIDEO)

28 Maj 2020, 08:41| Përditesimi: 28 Maj 2020, 18:03

  • Share

Teksa në të gjithë botën numri i viktimave nga infeksioni i koronavirusit është rritur në më shumë se 355 700 për një total infeksionesh prej 5 milionë e 700 mijë, në SHBA numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 100 000 duke u bërë vendi me numrin më të lartë të viktimave në botë prej pandemisë, me rreth një të tretën e totalit të atyre që kanë humbur jetën nga Covid-19.

Sipas New York Times numri i viktimave tejkalon numrin e ushtarëve të vrarë në të gjitha konfliktet e luftuara nga SHBA duke nisur që nga lufta me Korenë.

Duket se pandemia e koronavirusit do të bëhet më vdekjeprurja në historinë e SHBA pas pandemisë prej gripit spanjoll në vitin 1918 në të cilën vdiqën 675,000 amerikanë.

Sipas New York Times numri i viktimave tejkalon numrin e ushtarëve të vrarë në të gjitha konfliktet e luftuara nga SHBA duke nisur që nga lufta me Korenë.

Duket se pandemia e koronavirusit do të bëhet më vdekjeprurja në historinë e SHBA pas pandemisë prej gripit spanjoll në vitin 1918 në të cilën vdiqën 675,000 amerikanë.

Shifra e personave të vdekur në SHBA, konsiderohet të jetë e njëjtë me numrin e ushtarëve amerikanë që janë vrarë në Gadishullin Korean, Vietnam, Irak dhe Afganistan, përgjatë 44 vjetëve.

Megjithatë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me 100 mijë viktima, SHBA në raport me numrin e përgjithshëm të banorëve, e rendit territorin në vendin e nëntë të shkallës së vdekshmërisë.

SHBA-ja njëherësh ka të raportuar rreth 1 milionë e 700 mijë persona të infektuar me Covid që përbëjnë 30 për qind të shifrës globale të të prekurve nga koronavirusi

Brazili mbi 25 mijë të vdekur

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Brazil ka tejkaluar shifrën 25,000. Autoritetet shëndetësore të vendit të Amerikës së Jugut e kanë raportuar se në 24 orët e fundit kane humbur jetën 1.086 persona.

Për të shtatën ditë me rradhë viktimat e Covid në Brazil tejkalojnë një mijë në 24 orë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend ka arritur në 25.598 ndërsa rastet pozitive janë 411821.

Ora 17:59
Covid, në Itali regjistrohen 3503 të shëruar dhe 70 vdekje në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 70 viktima nga koronavirusi për një total prej 33142

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 3503 persona teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 150 604

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 593 raste të reja pozitiv për një total prej 231 732

Totali i rasteve aktive në Itali është 47 986, rreth 3000 më pak se dje.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 20 viktima nga koronavirusi. Gjithashtu sot u identifikuan 382 raste të reja pozitive 

Ora 11:05
Covid, Koreja e Jugut rikthen masat e izolimit nga koronavirusi

Zyrtarët në Korenë Jugore kanë rikthyer masat e izolimit në Seul, shtëpia e 52 milionë banorëve të këtij shteti, pas rritjes më të madhe të numrit të të prekurve me koronavirus në pothuajse dy muaj, 79 raste në 24 orë.

“Muzetë, parqet dhe galeritë e artit do të mbyllen sërish për dy javë, duke filluar nga dita e nesërme”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Park Neung-hoo, teksa kompanive u është kërkuar të rikthejnë kushtet fleksibile të punës për punonjësit.

“Kemi vendosur që të ashpërsojmë të gjitha masat e karantinës në zonën e qytetit për dy javë, duke nisur nga nesër deri më 14 qershor" – tha Neung-hoo

Banorët në Seul janë këshlluar që të shmangin grumbullimet apo turmat e mëdha të njerëzve nëpër restorante dhe bare, teksa institucioneve fetare u është kërkuar vëmendje shtesë.

“Dy javët e ardhshme janë vendimtare për të parandaluar përhapjen e virusit në zonën e kryeqytetit”, ka thënë Park, teksa ka shtuar se “do të na duhet të kthejmë masën e distancimit fizik”.

Kufizimet në lëvizje janë hequr më 6 maj në këtë shtet, pasi pandemia me koronavirus ishte vënë nën kontrollë.

Ora 09:19
Covid, Zvicra lehtëson masat e izolimit, rihap edhe kufijtë Shengen më 6 korrik

Qeveria zvicerane vendosi sot të lehtësojë masat kundër pandemisë nga koronavirusi. Nga dita e shtunë, ky vend do të lejojë tubimet spontane të deri 30 personave.

Përveç kësaj, nga 6 qershori, do të lejohen të gjitha eventet publike ose private me pjesëmarrjen e deri 300 personave si dhe do të rihapen pishinat dhe kopshtet zoologjike.

Shkollat profesionale dhe të mesme si dhe universitetet gjithashtu do të jenë në gjendje të vazhdojnë punën.

Në garat sportive do të lejohet pjesëmarrja e publikut.

Sidoqoftë, garat në sportet që përfshijnë kontakt të drejtpërdrejtë, si mundje dhe xhudo, do të jenë të mundshme vetëm nga 6 korriku.

Qeveria zvicerane synon të rivendosë lirinë e lëvizjes dhe të udhëtimit me të gjitha vendet e Shengenit, deri më 6 korrik.

Kontrollet kufitare me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën do të hiqen më 15 qershor.

Në Zvicër janë regjistruar 1.917 viktima nga koronavirusi

Ora 08:50
Covid, në Francë shkon në 220 mijë numri i të infektuarve, mbi 28 mijë viktima nga koronavirusi

Ka shkuar në 28 mijë e 596 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Francë ku vetëm në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 66 persona.

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 191 raste të reja, duke e çuar numirn e përgjithëm të infektuarve në 220 mijë e 148, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Francës.

Instituti tha se 15 mijë e 680 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 1 mijë e 501 në njësitë e kujdesit intensiv.

Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka vazhduar të bie për të 49-tën ditë radhazi. Në 24 orët e fundit, 705 persona janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen në 66 mijë e 584.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?