Shëndeti
Bota

Covid në stafin e Presidentit të KE-së Charles Michel: Shtyhet Këshilli Europian i 24-25 shtatorit

22 Shtator 2020, 17:31| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 17:32

  • Share

Takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit Evropian i planifikuar për 24 dhe 25 Shtator është shtyrë për shkak të një rasti Covid-19 në stafin e Presidentit të KE-së, Charles Michel, zëdhënësi I të cilit njoftoi se samiti do të zhvillohet më 1 dhe 2 tetor

Presidenti i Këshillit Europian mësoi sot se një nga oficerët e tij të sigurisë, me të cilin ishte në kontakt të ngushtë në fillim të javës së kaluar, ishte pozitiv për Covid-19.

Michel, i është nënshtruar testeve të rregullta, doli negativ dje, por në përputhje me rregullat belge ai tani është në karantinë.

Samiti do mblidhet për të diskutuar mbi tregun e Unionit, politikën industriale dhe transformimin dixhital, si dhe marrëdhëniet e jashtme, në veçanti marrëdhëniet me Turqinë dhe Kinën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?