Greqia rinisi sot shërbimin e rregullt të trageteve, ndërsa baret e restorantet gjithashtu janë celur tejsa vendi po shton përpjekjet për të shpëtuar sezonin e tij turistik.
Udhëtimi në ishuj ishte bllokuar pas vendosjes së karantinës për frenimin e përhapjes së koronavirusit në fund të marsit.
Të vetmit që u lejohej qasja ishin rezidentët e përhershëm, si dhe furnitorët e ushqimeve.
Por rënia e ndjeshme e shkallës së infeksionit, bëri që qeveria greke ta nisë sezonin e pushimeve tre javë më herët sesa data e parashikuar e 15 qershorit.
Në tragetet greke do të funksionojnë në vazhdimësi rregullat e distancimit social si dhe kufizimi i numrit të pasagjerëve.
Shërbimet shëndetësore të luftës kundër virusit të drejtuara nga shteti po shtrihen edhe nëpër ishuj, e mësohet se deri tani njësitë e kujdesit intensiv janë vendosur në Lesbos, Samos, Rodos, Zakintos dhe Korfuz, si dhe në objektet ekzistuese të Kretës.
Turizmi është pjesë thelbësore e ekonomisë greke, duke kontribuar drejtpërdrejt me më shumë se 10% të GDP-së vendit. Mbi 34 milion vizitorë udhëtuan drejt Greqisë vitin e kaluar, duke shpenzuar atje sipas të dhënave të qeverisë, plot 18.2 miliardë euro.
Kujt i plasi për jorgjerine, ç na duhet ne se ç bën jorgjeria?
Përgjigju