Komisioni i Bashkimit Europan, përmes një komunikate ka deklaruar se Kina dhe Rusia janë angazhuar në fushata dezinformimi mbi Covid 19 në Evropë dhe po përpiqen për të minuar demokracinë, për të përkeqësuar polarizimin brenda shoqërive dhe për të përmirësuar imazhin e tyre në botë.
Ekipi i drejtuar nga Ursul von der Leyen, nga brukseli ka ngritur alarmin dhe e ka quajtur fushatën kino-ruse si "infodemi e paparë" që synon krijimin e konfuzionit, ankthit dhe mosbesimit në Europë, me pasoja të rënda në institucionet demokratike, shoqëritë, ekonomi dhe stabilitetin financiar në Kontinent.
Ekzekutivi i BE-së ka propozuar një seri kundërmasash për të ardhmen e afërt, që përfshijnë edhe vendet e G7-ës, NATO-n dhe OBSH-në. Qëllimi është të demaskohen mashtrimet, ti heqin ato nga Ëeb-i dhe të ndërtohet një "kundër-narrativë për t'iu kundërvënë lajmeve të shpikura që sjellin destabilizim
Komisioni Europian shkruan në deklaratë se kundërmasat janë të domosdoshme, edhe sepse rreziqet me pandeminë nuk janë përfunduar ende. Për shembull, shkruan Brukseli, "keqinformimi për vaksinat vazhdon dhe ka të ngjarë ta bëjë më të vështirë shpërndarjen kur ato të jenë në dispozicion".
Në dokument thuhet se ‘teoritë e konspiracionit bazuar në antenat 5G që përhapin virusin ose që fajësojnë disa grupe etnike ose fetare" rrezikojnë shpërthimin e dhunës dhe dëmtojnë kohezionin e shoqërive tona".