Covid përhapet edhe përmes ajrit? Ekspertët e shëndetësisë pro dhe kundër

20 Gusht 2020, 14:08| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 14:10

  • Share

Midis shkencëtarëve dhe ekpsertëve të shëndetësisë ka ende shumë dyshime në lidhje me mënyrat e përhapjes së koronavirusit. Një prej këtyre mënyrave, ajo që ka të bëj më faktin se Covid mund ose nuk mund të përhapet përmes ajrit,është bërë edhe shkak i përplasjeje mes tyre, edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi ka pranuar se kjo mundësi mund të ekzistojë, por mendimet e kundërta gjithsesi janë konfliktuale.

Sipas një grupi shkencëtarësh, madje edhe pikat e shpërndara në ajër, ato që ne i emetojmë gjatë frymëmarrjes ose të folurit,  mund të jenë bartëse të infeksionit. Sidoqoftë, ka dyshime nëse ato janë edhe infektive. Një studim i fundit i kryer nga një ekip hulumtues në Universitetin e Florida, në SHBA, ka treguar se këto pika të shpërndara në ajër përmbajnë viruse të gjalla, gjë që do të thotë se Covid që qarkullon në ajër është infektues. Sidoqoftë, ende nuk ka një konfirmim shkencor se rezultati i hulumtimit është i besueshëm.

Përplasja për studimin

Dr. Linsey Marr, eksperte në përhapjen e viruseve nga ajri, tha në një intervistë për New York Times se shumë ekspertë mendojnë se sasia e viruseve në ajër është e pamjaftueshme për të shkaktuar infeksion, kurse Angela Rasmussen, virologe në Universitetin Columbia në Neë York, u deklarua se avullimi i bën edhe më të vogla pikat bartëse të koronavirusit dhe shumë më të ulët mundësinë e infektimit prej tyre.

Në Itali, ekspertë si Matteo Bassetti, drejtori i klinikës së sëmundjeve infektive të Spitalit San Martino në Xhenova, i cili prej javësh po flet për një virus që nuk është më i frikshëm, pikërisht për faktin se ngarkesa e tij virale është ulur, në fillimi të gushtit tha se "nëse më parë në ajër numri i grimcave të virusit infektiv ishte 100, tani është 10 ose edhe më pak dhe prandaj ne mund të mbrohemi më lehtë prej tij".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?