Covid, Polonia rihap kufijtë me shtetet europiane! Fluturimet ndërkombëtare rinisin më 16 qershor

13 Qershor 2020, 11:24| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 11:26

  • Share

Pas gati tre muajsh, Polonia ka hapur sot kufijt me të gjitha shtetet fqinje evropiane.

Edhe për shtetet joevropiane janë relaksuar masat ndërsa kontrolli kufitar me Ukrainën, Rusinë dhe Bjellorusinë po vazhdon ende.

Në muajin mars, Polonia kishte mbyllur kufijtë me shtetet tjera.

Qytetarët të cilët janë kthyer nga shtetet e tjera është dashur të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.

Fluturimet për në shtetet evropiane pritet të rifillojnë nga 16 qershori.

Ndërkaq, për linjat hekurudhore që lidhin shtetet evropiane ende nuk është bërë e qartë se kur pritet të rifillojnë.

Qytetarët e Rusisë e Ukrainës do të lejohen të hyjnë në Poloni vetëm nëse kanë një anëtar të familjës së ngushtë nga Polonia apo kanë leje pune.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?