Në 24 orët e fundit në Spanjë numri i viktimave nga infeksioni i koronavirusit ishte 102, shifra më e ulët e raportuar që nga 15 marsi i kaluar.
Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë Covid ka shkuar në 27 563.
Në 24 orë rezultuan pozitivë 539 raste të reja.
Autoritetet raportuan gjithashtu se numri total i personave të prekur nga koronavirusi është rritur në rreth 231 mijë
Prej së hënës më 11 maj Më shumë se gjysma e 47 milionë banorëve të Spanjës hynë të hënën në fazën e dytë të planit të qeverisë për lehtësimin e bllokadës.
Në kuadër të saj, mjediset e jashtme të bareve dhe kafeneve mund të hapen në 50 për qind të kapacitetit, ndërsa brenda apo jashtë shtëpive mund të mblidhen deri në 10 persona së bashku.
Në Madrid dhe Barcelona mbeten masa të izolimit
Qeveria spanjolle përjashtoi Madridin dhe Barcelona nga lehtësimi i masave të bllokimit që do të lejojnë takime me familjen ose miqtë, një mundësi që do tju jepet nga e hëna 70% të spanjollëve.
Lajmi kryesor: