Covid, regjistrohen 3 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

13 Maj 2020, 16:43| Përditesimi: 13 Maj 2020, 16:45

  • Share

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për tre të vdekur nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit.

Një burrë i moshës 59 vjeç nga Prilepi dhe një grua 68 vjeçe nga Tetova kanë ndërruar jetë rrugës për në Klinikën Infektive në Shkup, ku po ashtu ka vdekur një tjetër person i moshës 76 vjeç nga Velesi, i cili ishte në spital nga data 6 maj.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, ka arritur në 95.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orëve të fundit, 20 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus; 10 raste janë regjistruar në Shkup, 5 në Prilep, 4 në Tetovë dhe 1 në Veles.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 24 të shëruar nga Covid-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1694 të infektuar me koronavirus 1229 janë shëruar ndërsa 370 janë ende aktiv.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?