Kosova & Rajoni
Shëndeti

Covid, regjistrohet një tjetër viktimë në Kosovë, 63 vjeçarja me sëmundje të tjera të mbartura

12 Maj 2020, 16:26| Përditesimi: 12 Maj 2020, 16:40

  • Share

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se sot ka vdekur edhe një paciente e prekur me koronavirus, duke e rritur numrin total të viktimave në 29.

Viktima, 63-vjeçare, ka qenë nga Komuna e Rahovecit.

“Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese”, është thënë në njoftim.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 895 raste me koronavirus.

Prej tyre, 657 pacientë janë shëruar dhe 29 kanë vdekur.

/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?