Covid/ Rimbyllen shkollat në Francë dhe Spanjë

11 Shtator 2020, 13:19| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 15:30

  • Share

Në një kohë kur shumë vende po përgatiten për t’iu rikthyer auditorëve të shkollave, në Spanjë dhe në Francë janë rimbyllur disa shkolla.

Më shqetësuese gjëndja është në Francë ku sipas Ministrisë së Arsimit deri tani mbyllur rezultojnë 32 shkolla dhe 524 raste të infektuarish në mesin e nxënësve dhe stafit akademik.

Në një situatë ku numri rritet orë pas ore, mësuesit në  një shkollë të mesme në Parisin qendror hynë në grevë, duke detyruar mbylljen e shkollës, pasi stafi shëndetësor i saj u infektua me Covid-19.

Në Spanjë, ministrja e arsimit Isabel Celaa njoftoi se 53 shkolla kishin raportuar raste të reja të Covid-19 por nuk është marrë një vendim për mbylljen e tyre me përjashtim  të disa shkollave në provincat baske. Kurse në klasat ku ka të smurë po procedohet me karantim 14 ditor.

Ekspertët shëndetësor bëjnë thirrje për një respektim strikt të masave të sigurisë në mënyrë që të shmanget një infektim masiv në mesin e nxënësve, e cila mund të shkaktojë një ndalim të dytë të procesit mësimor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?