Pasi shpalli mbarimin e pandemisë në vend, në Slloveni, infeksionet filluan të rriten përsëri si edhe në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit.
Sipas autoriteteve në 24 orët e kaluara Sllovenia ka regjistruar 30 raste të reja Covid.
Kjo është shifra më e lartë e regjistruar që nga mesi i muajit prill
Siç raportojnë mediat lokale, numri i rasteve pozitive kryesisht po rritet në mesin e të rinjve.
Në Slloveni aktualisht numri i përgjithshëm i infeksioneve është rritur në 1,679, ndërsa numri i viktimave është ndalur në 111.
Komento