Kompanitë bioteknike ‘Sanofi Pasteur’ dhe ‘GlaxoSmithKline’ deklaruan se kanë filluar provat e fazës së hershme të vaksinës së tyre eksperimentale të koronavirusit, një nga disa që mbështetet nga ‘Operacioni Ëarp Speed’ i qeverisë federale të SHBA.
Kompanitë thanë se po rekrutonin 440 të rritur të shëndetshëm nga 11 vende për të provuar vaksinën për të parë nëse ajo është e sigurt dhe nëse shkakton një përgjigje imune.
"Kompanitë parashikojnë që rezultatet e para të jenë gati në fillim të dhjetorit 2020. Nëse të dhënat do të jenë janë të mjaftueshme për aplikimin e licensimit, është planifikuar të kërkohet miratimi i Entit Rregullator në gjysmën e parë të vitit 2021,"- tha Glaxo në një deklaratë.
Kompanitë po punojnë së bashku duke përdorur teknologjinë e vaksinave të gripit Sanofi dhe Glaxo - një bashkim që rrit fuqinë e vaksinës.
Në korrik, kompanitë morën nga qeveria federale amerikane një shumë prej 2.1 miliardë dollarësh, pjesë e një marrëveshje për furnizimin e SHBA-ve me deri 100 milionë doza vaksine vitin e ardhshëm, me mundësi edhe për 500 milion doza të tjera.
Disa vaksina të tjera eksperimentale të koronavirusit kanë filluar provat klinike njerëzore në SHBA, përfshirë ato të bëra nga Moderna, Pfizer, AstraZeneca, Inovio, Novavax dhe Johnson & Johnson.
Komente
