Më shumë se 105 mijë njerëz janë arrestuar në Zimbabve që nga fillimi i marsit që përkon edhe me fillimin e pandemisë, për shkelje të rregullave të miratuara për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Sipas raportit të policisë, rreth një mijë janë arrestuar vetëm në dy ditët e kaluara për "lëvizje të panevojshme" ose për mos mbajtjen e maskave.
Teksa kufizimet janë lehtësuar pak në vendin që ka raportuar deri tani rreth 1.500 infeksione, zyrtarët e zbatimit të ligjit thonë se ata po rrisin përpjekjet për të zbatuar rregulloret shëndetësore
Sipas rregulloreve aktuale, të gjithë qytetarët e Zimbabve që kthehen nga jashtë vendit, iu kërkohet të qëndrojnë në karantinë për tre javë.
Sipas policisë, 276 persona tashmë janë arratisur nga qendrat e karantinës, përfshirë disa që kanë rezultuar pozitiv me Covid.
Sipas autoriteteve policore, rreth 30 prej tyre janë kapur dhe dërguar sërish në gjykatë, të akuzuar si përhapës me dashje të Covid.
Masat bllokuese të Zimbabve për të luftuar përhapjen e koronavirusit kanë përkeqësuar gjithashtu edhe krizën ekonomike dhe politike të vendit. Qeveria pret që ekonomia të zvogëlohet me 4.5% këtë vit ndërsa inflacioni vjetor është rritur në 785% në qershor.