Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur "shkakatarin" që çon në mpiksjen e gjakut pas vaksinës Oxford-AstraZeneca Covid, raste që janë jashtëzakonisht të rralla. Një ekip shkencëtarësh në Cardiff dhe SHBA - ka treguar në detaje të hollësishme se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një komponent kyç i vaksinës.
Ata mendojnë se kjo nis një reaksion zinxhir, që përfshin sistemin imunitar, që mund të kulmojë në mpiksje të rrezikshme.
Vaksina mendohet se ka shpëtuar rreth një milion jetë nga COVID. Megjithatë, shqetësimet për mpiksjen e rrallë të gjakut formuan mënyrën se si vaksina është përdorur në të gjithë botën, duke përfshirë një alternativë që u ofrohet personave nën 40 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar.
Shekncëtarët gjithashtu filluan një 'gjueti' detektivësh shkencorë për të kuptuar se çfarë po ndodhte dhe nëse mund të parandalohej. Ekipit të Cardiff-it iu dha fonde emergjente nga Qeveria për të gjetur përgjigjet.
Shkencëtarët e vetë AstraZeneca gjithashtu iu bashkuan projektit kërkimor pasi u publikuan rezultatet e mëparshme nga ekipi. Një zëdhënëse e AstraZeneca theksoi se mpiksjet kishin më shumë gjasa të ndodhin për shkak të një infeksioni COVID sesa vaksina dhe se shpjegimi i plotë përse ato ndodhin ende nuk ishte vendosur.
"Megjithëse kërkimi nuk është përfundimtar, ai ofron njohuri interesante dhe AstraZeneca po eksploron mënyra për të shfrytëzuar këto gjetje si pjesë e përpjekjeve tona për të hequr këtë efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë," shtoi ajo.