COVID/ Situatë e rënduar në Elbasan, një tjetër i sëmurë mendor, i dyshuar pozitiv në Spitalin Psikiatrik

24 Nëntor 2020, 11:32| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 13:59

  • Share

Prej javësh situata me të infektuarit me COVID në Spitalin Psikiatrik 'Sadik Dinçi' të Elbasanit është shumë shqetësuese. Shumë pacientë në këtë spital por edhe personel shëndetësor kanë rezultuar pozitiv me COVID.

Ditën e sotme, burime për Report Tv bëjnë me dije se një tjetër person, i cili është me probleme mendore dhe i shtruar ne spitalin psikiatrik 'Sadik Dinçi', ka shfaqur disa simptoma të ngjashme me COVID-19.

Ai është dërguar urgjent në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po i nënshtrohet skanerit për të konfirmuar se është i infektuar me covid19 apo jo.

Drejtori i Spitalit Psikiatrik "Sadik Dinçi" të Elbasanit, Arben Ruçi pak ditë më parë për Report Tv ka folur  situatën e koronavirusit në këtë spital.

Drejtori është shprehur se pas hetimit epidemiologjik është identifikuar pacienti zero dhe është trajtuar me terapinë e rekomanduar nga mjekët. Pas 14 ditësh në terapi intensive ai u ritestua dhe më pas rezultoi negativ ndërkohë që parametrat fizikë dhe psikik u vlerësuan në normë.

Ndërkohë që sot u njofuar se Spitali rajonal i Elbasanit do të kthehet në spital COVID. Përgatitjet janë drejt fundit dhe është gati për t'u vënë në punë sapo të ezaurohen kapacitete spitalore të 4 spitale COVID në Tiranë.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?