Covid/ Studentët protesta në Athinë, bomba molotov dhe përplasje në rrugë

1 Tetor 2020, 15:09| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 15:13

  • Share

Ditën e sotme në Athinë është duke u zhvilluar një protestë jashtë Palamentit nga studentë që kërkojnë siguri për t’u mbrojtuar nga Covid-19.

Studentët, shumë prej të cilëve të maskuar me maska dhe kapuçë, kanë mbushur rrugët e kryeqytetit, madje në disa momente ata kanë hedhur edhe bomba Molotov ndaj forcave të policisë e cila ka tentuar ti shpërndajë ata.

Pjesëmarrës në tubim ishin mësues, studentë dhe nxënës të cilët kërkojnë masa të reja antiCovid nga ana e qeverisë.

Disa nga kërkesat e studentve janë: Zgjidhja e problemit të përdorimit maske që e bën të vështirë mësimin. Orë më të shkurtra mësimore.Ulja e numrit të studentëve për klasë, rreth 15 në çdo klasë. Shtimi i mësueve për të mbushur të gjitha boshllëqet.Transport i sigurt, i shpeshtë dhe falas për studentët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?