Covid/ Studimi i dy universiteteve heq shqetësimet në prag të rihapjes së shkollave

28 Gusht 2020, 16:23| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 16:28

  • Share

Hulumtimet e kryera nga Universitetet e Edinburg-ut dhe ‘Imperial College London’ kanë treguar që më pak se 1% e fëmijëve përfundojnë në spital. 

Vetëm pak ditë nga rihapja e shkollave ka mbëritur një lajm apo më saktë një rikonfirmim që tregon se koronavirusi prek fëmijët dhe adoleshentët në një formë më pak të rëndë dhe për këtë arsye shanset që ata të jenë viktima është shumë e ulët.

Sidoqoftë, kur ata preken nga infeksioni shpesh kanë dhimbje fyti, të përziera, të vjella, dhimbje barku, diarre apo skuqje të lëkurës. 

Studimi mbi ndikimn e virusit te personat nën moshën 19 vjeç i kryer nga dy universitetet prestigjoze, tregon se më pak se 1% e fëmijëve dhe adoleshentëve të prekur përfundojnë në spital dhe nga këta, 18% përfundojnë në kujdes intensiv. Një lajm që jep siguri për rihapjen e shkollave.

Një studim i kryer nga ‘Isaric4C’ - një grup ndërkombëtar mjekësh që punojnë për të parandaluar vdekjet nga sëmundjet e frymëmarrjes - analizoi 651 fëmijë të shtruar në 138 spitale në Angli, Skoci dhe Uells ndërmjet 17 janarit dhe 3 korrikut të vitit 2020 dhe gjeti se faktori mbipeshë rrit rrezikun e shtrimit në kujdesin intensiv, se numri i vdekjeve nga Covid-19 në krahasim me të rriturit ishte relativisht i ulët: 6 në total, duke përfshirë 3 të porsalindur me probleme të tjera serioze shëndetësore, dhe 3 midis moshës 15 dhe 18 vjeç, gjithashtu me patologji të tjera. Sipas studiuesve, fëmijët më të rrezikuar që të përfundojnë në repartet e terapisë intensive ishin ata nën moshën një muaj dhe ata midis 10 dhe 14 vjeç.

Studimi identifikoi gjithashtu 52 pacientë me sindromën inflamatore multisistemike, një patologji që shton mundësinë e shtrimit në spital në kujdesin intensiv. Simptoma të reja të Covid-19 gjithashtu janë identifikuar në fëmijët me sindromë inflamatore multisistemike të cilat përfshijnë dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskulore dhe dhimbje të fytit, skuqje të lëkurës ose probleme gastrointestinale si dhimbje barku, të vjella dhe diarre. Ndërkohë, studiuesit i kanë bërë thirrje OBSH-së që për sindromën inflamatore multistemike tek fëmijët (Mis-C) të njoftohen gjithë mjekët në botë.
Numri i trombociteve
Studimi u përqëndrua gjithashtu në trombocitet e përfshira në koagulimin e gjakut dhe zbuloi se numri i tyre ishte shumë më i ulët në gjakun e fëmijëve me Mis-C sesa tek ata pa këtë sindrom. Sipas ekspertëve, kombinimi i simptomave dhe trombociteve të ulëta mund të jetë i rëndësishëm në identifikimin e fëmijëve me sindromë inflamatore multisistemike të cilët gjithashtu mund të sëmuren më shpesh me Covid.

Studimi vjen në një fazë thelbësore teksa po rihapen shkollat dhe që në kushtet e emergjencës shëndetësore ka krijuar shqetësim te million familje.
"Prindërit duhet të sigurohen nga ky studim që konfirmon se shumë pak fëmijë janë prekur rëndë nga Covid-19", deklaroi Louisa Pollock, konsulente për sëmundjet infektive pediatrike në Spitalin Mbretëror për Fëmijët në Glasgow. 

"Por është e rëndësishme të vazhdohet të monitorohet Covid te fëmijët që do të shkojnë në shkollë dhe gjatë muajve të dimrit

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?