Covid, Suedia kundër OBSH-së: Ka keqinterpretuar të dhënat pandemike

26 Qershor 2020, 15:12| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 15:14

  • Share

Suedisë duket se nuk i ka pëlqyer vendimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e cila e ka përfshirë atë në listën e vendeve që janë në rrezik nga një valë e dytë e Covid-19.

Kryeepidemiologu suedez Anders Tegnell, është shprehur se OBSH ka keqinterpretuartë dhënat pandemike të Suedisë dhe se nuk sheh që në shumë vende dhe territore evropiane ka një rritje të infeksioneve. Suedia ka parë një rritje të rasteve të koronavirusit, pranoi Tegnell, por vetëm sepse po kryen më shumë teste tamponi.

Sipas OBSH-së, Suedia ka regjistruar 155 infeksione për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit, një nivel shumë më i lartë se çdo vend tjetër në rajonin e Evropës (që sipas përcaktimit të organizatës përfshin, ndër të tjera, edhe Kirgistanin dhe Kazakistanin) përveç Armenisë.

Sipas drejtorit rajonal të OBSH-së, Hans Henri Kluge, në 11 vende të këtij rajoni të madh "transmetimi i përshpejtuar ka çuar në një rritje shumë domethënëse të rasteve, të nëse lihen të pakontrolluar ado t'i rikthejë sistemet e kujdesit shëndetësor përsëri në kolaps."

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?