COVID tkurr me 4.9% të ardhurat e bashkive, mblodhën 21.9 mld lekë, ulën shpenzimet! Haxhimali: Më të dëmtuara të prekurat nga tërmeti! 2021-shi s’premton rimëkëmbje

22 Shkurt 2021, 22:04| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 22:42

  • Share

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 e më pas mbyllja e ekonomisë për shkak të pandemisë kanë prekur drejtpërdrejt buxhetet e bashkive. Pushteti vendor në vitin 2020 arriti të mbledhë 21.9 miliardë lekë nga 23.1 miliardë lekë që u mblodhën në vitin kur ndodhi tërmeti, duke u tkurrur me 4.9%.

Kreu i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali thotë se rënia ishte e pritshme dhe situata është më kritike në bashkitë e goditura nga tërmeti i nëntorit.

“Qoftë tërmeti në grupin e 11 bashkive, qoftë pandemia në të 61 bashkitë ka pasur ndikimin dhe pasojat e saj në zhvillimin ekonomik vendor. Grupi i bashkive të prekura nga tërmeti kanë të ardhurat më të ulta dhe janë të justifikuara për hir të së vërtetës pasi janë dëmtuar bizneset , qytetarët janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, si dhe dinamika e bizneseve nuk është stabël dhe krijohet boshllëku në të ardhurat e bashkive”, tha për Report TV Haxhimali.

Pandemia COVID-19 ka frenuar edhe shpenzimet, të cilat kanë rënë me 8.2%. konkretisht sipas ministrisë së Financave vjet u harxhuan 51.6 miliardë lekë nga 56.2 miliardë që ishte në 2019. Haxhimali liston 3 arsye pse ka ndodh kjo rënie. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?