Covid/ Trajtimet premtuese që kanë filluar të shpëtojnë jetët e pacientëve

7 Shtator 2020, 19:56| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 19:58

  • Share

Edhe pse ka akoma shumë pasiguri, njohuritë se si funksionon Covids dhe si ta luftojmë atë po konsolidohen ngadalë. Pas tetë muajsh të pandemisë, mjekët duket se po e menaxhojnë më mirë sëmundjen. Disa terapi bazohen në barna krejtësisht të reja, ndërsa të tjerët bazohen në barna të zakonshëm që në studimet e mëparshme klinike janë treguar të sigurta dhe efektive për sëmundjet e tjera.

Nuk janë zbuluar ‘receta për mrekulli’ në lidhje me kurimin e COVID-19. 

Një nga shumë trajtime të mundshme që po testohen aktualisht është deksametazoni. COVID-19 mund të aktivizojë një përgjigje të shumtë immune. Më 16 qershor, një ekip studiuesish publikoi rezultatet e para me këtë steroid, të cilat treguan se midis pacientëve me COVID-19 që ishin shtruar në repartet e terapisë intensive, me oksigjen ose ventilim mekanik, deksametazoni uli rrezikun e vdekjes me një të tretën, krahasuar me terapitë standard.

Përparim në kërkimin për shërime të mundshme ka treguar edhe Remdesivir, një antiviral i ri-adaptuar që mund të shkurtojë kohën e shërimit. Por studiuesit po kërkojnë gjithashtu mënyra për të rritur reagimin natyror antiviral të trupit. Një rrugë e mundshme përfaqësohet nga interferon beta, një proteinë që është pjesë e sistemit imunitar të njeriut. Sidoqoftë SARS-CoV-2 duket se është ‘i zoti’ në shmangien e interferonit. ‘Synairgen’ ka zhvilluar një aerosol interferon beta, i përdorur në trajtimin e pacientëve me astmë të rëndë dhe sëmundje pulmonare kronike, për të luftuar më mirë infeksionet virale.

Barnat inovative nuk janë vetëm burimi i vetëm i shpresës për trajtimin e COVID-19. Po aq të rëndësishme janë praktikat e parandalimit - përdorimi i maskave, distancimi social, higjiena e duarve - dhe përmirësimet në terapitë standarde. Njohuritë e rritura që mjekët kanë tani për sëmundjen dhe strategjitë mbështetëse, pothuajse me siguri kanë ndihmuar në uljen e vdekshmërisë te pacientët Covid.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?