Covid/ Vaksina e 'Johnson & Johnson' testohet në Spanjë, Gjermani dhe Holandë

28 Gusht 2020, 17:22| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 17:24

  • Share

Agjencia Spanjolle e Ilaçeve ka autorizuar kryerjen e testeve të para klinike në Spanjë të një vaksine kundër Covid-19. 

Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, tha se rekrutimi i vullnetarëve që do ti nënshtrohen provave do të fillojë menjëherë. 

Bëhet fjalë për vaksinën e krijuar nga kompania amerikane Johnson & Johnson, më të cilën do të testoen 190 vullnetarë të shëndetshëm në Spanjë dhe 400 të tjerë në Gjermani dhe Holandë.

Më 27 gusht, Jacqueline Miller, një zyrtare e lartë e kompanisë bioteknike Moderna, e cila sapo përfundoi testet e para klinike të vaksinës, deklaroi se  “Vaksina eksperimentale antiCovid e ‘Moderna’ duket se është e sigurt dhe krijon një përgjigje imunitare në të gjitha grupmoshat, përfshirë edhe të moshuarit” 

Të dhënat nga faza e parë e provave të sigurisë së vaksinës treguan vetëm efekte anësore të papërfillshme dhe se ajo gjeneron reagimin e duhur imunitar te vullnetarët e moshave nga 18 deri në 71 vjeç.

Faza e parë e testeve klinike u zhvillua në tre grupmosha: 18 deri 55 vjeç, 56 deri në 70 vjeç  dhe mbi 71 vjeç. Të gjithë morën dy doza 100mg të vaksinës 28 ditë larg nga njëra tjetra. 

Antitrupat neutralizues të aktivizuar u zbuluan në të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë edhe ata të moshës së tretë dhe se të gjitha grupmoshat prodhonin të njëjtën përgjigje immune, një shenjë e mire kjo pasi njerëzit e moshuar shpesh kanë përgjigje më të dobëta ndaj vaksinave.

Efektet më të shpeshta anësore që u identifikuan ishin lodhja, të dridhura dhe dhimbja e kokës. Shumica e simptomave u shfaqen pas marrjes së dozës së dytë por që marrin fund brenda ditës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?