Covid, vaksina e koronavirusit e testuar në Gjermani, shumë miliona doza deri në fund të vitit

6 Maj 2020, 09:44| Përditesimi: 6 Maj 2020, 09:47

  • Share

Një vaksinë eksperimentale e koronavirusit që sapo ka hyrë në fazën e provave njerëzore në Gjermani, mund të jetë e disponueshme në shumë miliona doza deri në fund të vitit 2020

Kompania e bioteknologjisë BioNTech, prodhuesi gjerman i vaksinës, është partnerizuar me gjigantin amerikan Pfizer për të shpërndarë një vaksinë të mundshme efektive, eksperimentalja e së cilës  tani ka nisur të testohet në Gjermani te mbi 200 vullnetarë midis moshës 18 deri 55 vjeç

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë gjermane, turku Ugur Şahin është shprehur se testimet paraklinike ishin shumë inkurajuese dhe se ai shpreson dhe beson që autorizimi i prodhimit në masë të gjerë të vaksinës, në këtë situate pandemike duhet të ndjekë rregulla të tjera nga sa kemi parë në të kaluarën, në mënyrë që deri në fund të vitit të jenë në gjendje që së bashku me amerikanen Pfizer të prodhojnë shumë miliona doza.

Studiuesit e BioNTech thonë se në provat e kryera me vakinën te kafshët ata kanë parë rezultate shumë të mira, edhe pse injeksioni ka qenë në doza të vogla dhe shprehen se janë besimplotë në përgjigjet pozitive të testeve në subjektet njerëzore.

Programi i vaksinimit të kompanisë së bioteknologjisë BioNTech është autorizuar për studime klinike njerëzore pas shqyrtimit të kujdesshëm të rreziqeve dhe përfitimeve të mundshme të autoritetit rregullator gjerman.

Ndërkohë teksa e gjithë bota është vënë në lëvizje për të krijuar vaksinën që do ti bëj ballë infekionit nga koronavirusi, në garë për t'i dhënë fund pandemisë, tetë pretendentë po kryejnë testime njerëzore në klinika në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Britani, Itali dhe Gjermani dhe janë përpara pjesës tjetër të 94 konkurrentëve të tjerë që janë në faza të ndryshme të zhvillimit.

Vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me IRBM Pomezia në Romë dhe vaksina gjermano amerikane e BioNTech dhe Pfizer, duket se janë në pararojë dhe janë shprehur se do të kenë gati miliona doza deri në fund të këtij viti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?