Në Ballkan duket se pandemia Covid-19 ka fituar terren, pas një periudhe rënie progresive të rasteve që javët e fundit kishin çuar në besimin se epidemia shpejt do të përfundonte.
Vendi më i prekur në rajon mbetet Rumania, ku në 24 orët e kaluara ka pati mbi 760 infeksione dhe 17 vdekje, të cilat e rritën totalin e vdekjeve në më shumë se 2000 kurse të prekurve në më shumë se 37 mijë.
Austria ndërkohë, me ndihmën e ushtrisë ka vendosur për të rritur kontrollet kufitare me Slloveninë, Serbinë, Bosnjen dhe Rumaninë, teksa ka anuluar edhe fluturimet me Beogradin, Sarajevën dhe Bukureshtin, ndërsa shpresa e vetme e turistëve nga këto vende mbetet Shqipëria, e cila i ka kufijtë, ajtorë dhe tokësorë të hapura me të gjitha vendet e Rajonit.
Kurba virale vazhdon të mbetet e lartë gjithashtu në Serbi, ku autoritetet raportuan se totali i të testuarve pozitiv është rreth 121 mijë. Për shkak të këtyre të dhënave, BE-ja e përjashtoi atë bashkë me Malin e Zi nga lista e vendeve të sigurta nga pikëpamja pandemike.
Në Maqedoninë e Veriut, e izoluar pothuajse nme të gjitha vendet fqinje dhe ato të BE-së, situate Covid mbetet e rënduar, teksa çdo ditë raportohen shifra afër dhe mbi dhjetë vdekjesh, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve është mbi 9000
Përhapja e pandemisë po zgjerohet me shpejtësi edhe në Malin e Zi. Vendi që shpalli të fituar luftën me infeksionin më 2 qershor ka raportuar rreth 2000 raste aktive koronavirusi.
Edhe në Kroaci të prekurit janë rritur ndjeshëm në krahasim me muajin e kaluar, për gjithsej afro 4500 infeksione dhe 120 viktima.
Në Slloveni, e cila edhe ajo deklaroi rreth një muaj e gjysmë më parë fundin e Covid, deri më tani ka pasur 112 vdekje dhe rreth 1500 të identifikua pozitivë.
Kurba e koronavirusit është në rritje prej disa javësh edhe në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë, vende këto që së bashku me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut janë përfshirë nga Ministria e Shëndetësisë, në listën e vendeve që iu ndalohet hyrja edhe në Itali, të paktën deri në fund të Korrikut.