Covid, vazhdon të ulet numri i viktimave në Itali, në 24 orët e fundit regjistrohe 1737 të shëruar dhe 55 vdekje

2 Qershor 2020, 18:01| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 18:02

  • Share

Vazhdon të ulet numri i viktimave në Itali. Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 55 viktima nga koronavirusi për një total prej 33.530

Sot numri i të shëruarve sot në Itali ishte 1737 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 160 092

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 318 raste të reja pozitiv për një total prej 233 515

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan vetëm 12 viktima nga koronavirusi për një total prej 16.143 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu sot u identifikuan 187raste të reja pozitive për një total prej 89.205

Në Rajon ka ndërkohë 20.2255 raste aktualisht positive nga koronavirusi

Në kujdesin intensive ndodhen 166 pacientë, 1 më pak se dje

Janë raportuar gjithashtu edhe 781 të shëruar nga infeksioni në harkun e 24 orëve të fundit.

Testet e tamponit të kryera në 24 orët e fundit janë 8676 për një total prej 766 122.


Lajmi kryesor:

Covid, ulet numri i viktimave, në Itali 55 vdekje në 24 orët e fundit! Pandemia nuk njeh limite në Amerikën Latine...SHBA 20,000 raste të reja në një ditë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?