Covid zgjeron goditjen në Shtëpinë e Bardhë. Stephen Miller, një nga këshilltarët kryesorë të presidentit Trump është testuar pozitiv me Covid. Ai u ndje i sëmurë në bordin e Air Force One pas një udhëtimi me Trump të mërkurën e kaluar por lajmi u dha vetëm sot. Miller është truri i strategjisë së politikës së jashtme dhe emigracionit të presidentit, krijuesi i parullës 'Amerika e para', si dhe autori i fjalimeve politike të presidentit amerikan.
Në një deklaratë të lëshuar sot, Miller njoftoi se prej 5 ditësh ndodhet në izolim bashkë me gruan e tij, e cila është shefi i komunikimeve në zyrën e Zëvendës Presidentit Mike Pence e cila doli pozitive në muajin maj.
Përveç Trump dhe zonjës së parë Melania, tani ka dhjetëra infeksione në Shtëpinë e Bardhë. Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany, gjithashtu është infektuar së bashku me të paktën dy bashkëpunëtorë të saj.
Epidemia e Shtëpisë së Bardhë alarmon qytetin
Shpërthimi i infeksioneve në Shtëpinë e Bardhë shqetëson qytetin. Uashingtoni, i cili ka arritur të ulë normat e infeksionit në javët e fundit falë masave të parandalimit, nuk ka pothuajse asnjë kontroll mbi qeverinë federale.
Qyteti dje raportoi 105 raste të reja me koronavirus, numri më i lartë që nga 3 qershori. Autoritetet kanë thënë se do të monitorojnë kurbën e re të infeksionit në ditët në vijim për të parë nëse rastet e Kapitolit dhe Shtëpisë së Bardhë kanë ndikuar në shkallën e përgjithshme të infektimit të qytetit.
Lajmi kryesor: