COVID-19/ 100 fëmijë të infektuar gjatë pandemisë, Gjeorgjina Kuli për Report Tv: 4 prej tyre u intubuan

9 Janar 2021, 17:13| Përditesimi: 9 Janar 2021, 17:29

  • Share

Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë rreth 100 fëmijë janë shtruar në repartin COVID në Pediatrinë e QSUT. Shefja e këtij shërbimi, Gjeorgjina Kuli tregon për Report Tv se koha e qendrimit në spital mesatarisht varion nga 10 ditë deri në dy javë.

Numri i fëmijëve të shtruar nuk ka qenë i lartë, rreth 100 që nga fillimi i epidemisë . Gati 50% e rasteve të shtruara kanë qenë me atë që quhet sindromi sistemik inflamator pra që ka prekje të aparateve të ndryshme të organizmit nga përgjigjia inflamtore e ekzagjeruar e covidit. Mesatarisht kanë qendruar 10 ditë deri në dy javë të hospitalizuar”- u shpreh Gjeorgjina Kuli.

Momentalisht në repartin COVID të pediatrisë janë të shtruar 10 fëmijë.

Momentalisht kemi të shtruar 10 fëmijë. 8 fëmijë me tamponë pozitiv dhe 2 fëmijë me pasoja kur është negativizuar tamponi. Moshat kane qenë të ndryshme që nga bebe fare e vogël bebe 1 muajsh të cilët janë infektuar nga nënat pozitive deri në moshën 13-14 vjeç. Por sindromën inflamatore më shumë e kemi parë tek fëmijët mbi moshën10 vjeç”- tha Profesoreshë Kuli.

Profesoreshë Gjeorgjina tregon se gjatë kësaj periudhe 10 mujore 4 fëmijë janë intubuar.

Moshat nën 10 vjeç kanë qenë pozitiv mund të jenë shoqëruar me bronkopneumoni me pamjaftueshmëri të frymëmarrjes në shkallë të ndryshme, por deri tani shumë pak fëmijë, 3 ose 4 fëmijë kanë kërkuar intubim prej të cilëve tre kanë dalë nga intubimi dhe janë shëruar”- tregoi shefja e shërbimit infektiv në Pediatri.

Kuli njëkohësisht anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve shpjegon se shkollat janë një nga pikat e nxehta që ndiqen me kujdes.

Janë disa probleme zinxhir që janë të lidhura pikërisht me frekuentimin e shkollës por ne nisemi nga shifrat dhe përderisa ka pasur disa grumbullime në lidhje me fundvitin, ne kemi lënë një periudhë që janë këto dy javët e para, për të ndjekur se si do të jetë tendenca dhe incidenca e infeksionit në grupmoshat e ndryshme dhe pastaj do të vendosim se çfarë do të bëhet”- shpjegoi Gjeorgjina Kuli.

Sa i përket vaksinimit anti-covid në vendin tonë që pritet të nis në javën e tretë të muajit janar, fillimisht me personelin shëndetësor, Kuli thotë se një pjesë e mirë janë pro vaksinimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?