Në 24 orët e fundit janë shënuar 1059 raste të reja pozitive dhe 14 viktima duke bërë që shifrat në vendit tonë të jetë të larta nga COVID-19. Ditën e sotme rezultoi pozitive ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ajo e Suedisë Elsa Hastad. Gjithashtu dhe disa të dënuar në sektorin VIP në burgun e Peqinit kanë rezultuar pozitiv.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3982 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1059 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 363 raste në Tiranë, 103 raste në Elbasan, 98 raste Kavajë, 75 raste në Lushnje, 52 raste Berat, 50 raste në Kuçovë, 44 raste në Durrës, 38 raste në Krujë, 28 raste në Vlorë, 25 raste në Shkodër, 23 raste në Gjirokastër, 16 raste në Fier, 15 raste në Librazhd, 9 raste në Gramsh, Mat, 8 raste në Përmet, Lezhë, Kukës, 7 raste në Cërrik, Kamëz, Korçë, 6 raste në Skrapar, Tepelenë, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Peqin, Malësi e Madhe, Mallakastër, Pukë, 3 raste në Patos, Vorë, Kolonjë, Kurbin, 2 raste në Himarë, Bulqizë, Dibër, Belsh, Pogradec, Devoll, 1 rast në Poliçan, Kelcyrë, Libohovë, Maliq, Selenicë, Fushë Arrëz, Vau i Dejës, Ura Vajgurore, Has.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 5 qytetarë nga Tirana, 2 qyetetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Mat, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 40 -82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 502 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 881 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,243 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika ( 12 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1059
Të shëruar në 24 orë 881
Të shtruar në spitale 502
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 3982
Testime totale 406,399
Raste pozitive 90,835
Raste të shëruara 55,243
Raste Aktive 34,061
Humbje jete 1,531
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19929
Fier 2927
Durrës 1677
Elbasan 1515
Shkodër 1510
Vlorë 1766
Lezhë 1108
Korçë 1030
Berat 1011
Gjirokastër 761
Kukës 470
Dibër 357
Në qarkun e Beratit janë regjistruar 110 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit. Konkretisht 52 raste në Berat,50 raste në Kuçovë,6 raste në Skrapar,1 rast në Urë-Vajgurore dhe 1 rast në Poliçan.
62 raste janë pensionistë të moshave nga 62-76 vjeç.
Gjithashtu të prekurit janë edhe punonjës të dy fasonerive, "Stela" në Kuçovë dhe "Center Albania" në Berat.
Pozitiv kanë rezultuar edhe 1 mësuese në fshatin Karkanjoz në Poliçan dhe 1 edukatore në kopshtin nr.1 në Poliçan.
Pas ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim edhe ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad është infektuar me COVID-19. Ka qenë vetë ambasadorja që ka lajmëruar në Instagram se është infektuar dhe do të vijojë punën e saj nga shtëpia.
“Sapo testova pozitivisht Covid-19, do të qëndroj e izoluar dhe do të punoj nga shtëpia. Unë mendoj për të gjitha gratë që janë goditur jashtëzakonisht shumë gjatë pandemisë. Qëndroni të sigurt dhe të mbrojtur”, shkruan Hastad.
Duhet theksuar se dy ambasadoret Yuri Kim dhe Elsa Hastad janë tepër mike dhe udhëtojnë shpesh së bashku në eksplorimin e natyrës dhe kulturës shqiptare.
Postimi i ambasadores
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka uruar shërim të shpejtë ambasadores amerikane Yuri Kim prej COVID-19.
Ishte vetë ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim e cila bëri të ditur se ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Ajo siguroi se do të vijojë detyrat e saj dhe do të vetëizolohet në shtëpi për ditën në vijim.
TIRANË- COVID-19 nuk ka kursyer as ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Diplomatja amerikane ka njoftuar ditën e sotme se ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe është vetëizoluar në shtëpi.
Lajmin e ka dhënë ajo vetë, me anë të një postimi të shkurtër në rrjetet sociale.
"Miq më lejoni t’ju njoftoj se kam rezultuar pozitive me COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilent për shëndetin tuaj", shkruan Kim.
Postimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim në anglisht
Dalja e saj e fundit për mediat ishte në Portin e Durrësit, megjithatë, ajo është treguar shumë e kujdesshme, duke mbajtur maskë.
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dje në Durrës
Numri i të infektuarve me COVID në vendin tonë është në rritje, ndërsa sot disa të burgosur në sektorin VIP në burgun e Peqinit kanë rezultuar pozitivë. Deri tani në mesdite 3 atoambulanca kanë dalë nga brenda burgut të Peqinit duke transportuar të prekurit me COVID drejt kryeqytetit. Ende nuk bëhen me dije emrat e të burgosurve të cilët janë infektuar.
Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Dje për 24 orët e fundit në vend u raportuan 1105 raste të reja me COVID nga 4092 testime të kryera në total. Në Tiranë u regjistruan 339 raste të reja. Fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 14 qytetarë të tjerë duke e çuar numrin total të viktimave në 1.517.
Nga ana tjetër ka nisur procesi i vaksinimit në vendin tonë. Vaksinimi nisi zyrtarisht më 11 janar në Shqipëri me vaksina të Pfizer të dhuruara nga një shtet mik, për të cilin Rama zgjodhi që të mos e zbulonte. Ndërkohë, vendi ynë është në pritje të 500 mijë dozave të vaksinës të siguruara nga marrëveshja me kompaninë Pfizer.
Po zdroms Po kujton se do ja hedhesh dosjes anej nga matan detit . Mi i zgjebosur .
PërgjigjuSe pari, te shkuara te gjithe te infektuareve, perfshire edhe dy zonjat ambasadore! Si mund te vendosen ne titull ne nje rresht Infektohen ambasadorja Kim dhe ajo e Suedisë dhe disa të burgosur në sektorin VIP në Peqin
Përgjigju