Covid-19, në Itali 602 viktima, 120 mijë vdekje në botë! Europa nis gradualisht zbutjen e masave (VIDEO)

14 Prill 2020, 08:54| Përditesimi: 14 Prill 2020, 20:15

  • Share

Numri global i vdekjeve nga koronavirusi është afër 120 mijë, kurse numri i rasteve pozitive ka tejkaluar shifrën e 1 milion e 920 mijë.

Në SHBA në ditën e fundit janë regjistruar 1.509 vdekje të tjera, duke rritur numrin e viktimave në 23 650, më shumë se në çdo vend tjetër për një total të prekurish nga infeksioni prej 583 mijë raste.

Ndërsa numri i viktimave në shtetin e Nju Jorkut ka shkuar në mbi 10 000 dhe numërohen rreth 195 mijë të infektuar, Guvernatori i shtetit Cuomo tha se më e keqja ka kaluar por rihapja e shkollave dhe veprimtarive prodhuese do të jenë graduale, duke shtuar gjithashtu se "secili plan do të bazohet në mendimet e studiuesve dhe jo të politikanëve."

Ai tha gjithashtu se Covid-19 mund të konsiderohet i mposhtur vetëm kur vaksina të jetë e  disponueshme për të gjithë.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se "Ekzistojnë prova të qarta që strategjia për të ngadalësuar pandeminë e koronavirusit po funksionon".

Ora 21:50
Sociologu anglez: Njerëzit të bëjnë banjë dielli, rreziku i transmetimit jo aq i madh sa pretendohet

1586893981_banjadielli.PNG

Vera është duke ardhur, por pushimet nuk dihet nëse do të realizohen për vitin 2020.

Disa prej nesh mund të bëjnë banjë dielli në ballkonin e shtëpisë duke marrë vitaminën D të nevojshme për trupin.

Por lindi disa dyshime nëse ne mund ta marrim COVID-19 duke bërë banjo dielli.

Sipas sociologut britanik, Robert Dinguoll, shijimi i diellit pranveror nuk ka asnjë problem për sa kohë që ruhet distancimi social.

Ai po ashtu u tregua mjaft kritik ndaj strategjisë së ashpër të zbatuar nga qeveria britanike, duke sugjeruar se rreziqet e transmetimit të virusit jashtë nuk janë aq të mëdha sa pretendohet.

Ora 18:27
E moshura 93-vjeçare bën kërkesë e çuditshme në dritare gjatë izolimit: Më duhet më shumë birrë!!

1586881785_olive.jpg

Një grua 93-vjeçare bëri një lutje tepër gazmore nga dritarja e shtëpisë së saj në Pensilvani, duke kërkuar birrë gjatë mbylljes prej koronavirusit.

"Më duhet më shumë birrë!!" shkruhej në tabelën që mbante Olive Veronesi në shtëpinë e saj në Seminole.

Fotografia, e cila është marrë nga një i afërm, që nga ajo kohë është bërë virale në Facebook, duke marrë më shumë se 10,000 pëlqime.

Ora 18:05
Covid-19, në Itali 602 viktima dhe 1695 të shëruar. Ulet numri i rasteve të reja të infeksionit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 602  viktima nga koronavirusi, për një total prej  21 067 vdekje që nga fillimi i epidemisë. 

Numri i të shëruarve sot është 1695 për një total prej  37130

Autoritetet raportuan edhe për 2.972 raste të reja pozitiv nga Covid-19, 181 raste më pak se dje, shifra që e rrisin numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 162 488 që nga fillimi i pandemisë.

Në kujdesin intensiv janë të shtruar 74 pacientë më pak se dje për një total prej 3186.     

Giovanni Rezza i Institutit të Lartë të Shëndetësisë dhe anëtar i Komitetit tekniko-shkencor tha se "Nuk ka dyshime se ne jemi akoma në fazën e parë të epidemisë. Ka shenja pozitive në kurbën e Covid-19 por numri i vdekjeve është ende i lartë dhe kjo është si pasojë e infeksioneve të mëparshme.

Rezza tha gjithashtu se edhe numrat e infeksioneve të reja në fakt janë ato të personave të prekur 20 ditë më parë, duke shtuar se rënia e numrit të vdekjeve do të jetë efekti i fundit i masave izoluese pasi koha midis infektimit dhe vdekjes është më e gjatë se ajo midis infektimit dhe zbulimit të rasteve pozitive.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë ky ndryshim shpjegon pse në Itali ka një prirje më të ngadaltë në uljen e numrit të vdekjeve, edhe pse ato kanë rënë shumë në krahasim me disa ditë më parë.

Ora 17:36
Covid-19, mbi 4 mijë të vdekur nga koronavirusi në Belgjikë

Belgjika ka raportuar për 262 vdekje të reja nga koronavirusi i ri, duke e rritur numrin e viktimave në këtë vend në 4,157.

Belgjika rradhitet vendi i pestë në Evropë për nga numri i viktimave, raporton BBC.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, numri i vdekjeve në Belgjikë është pas Italisë, Spanjës, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Transmetuesi televiziv kombëtar RTBF ka raportuar se masa e izolimit të vendit ka të ngjarë të zgjatet deri më 3 maj.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mbajë një takim të mërkurën, për të diskutuar se kur do ta përfundojë atë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 530 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 31,119.

Nga këto, 20.094 janë klasifikuar si raste "aktive" dhe 1,223 persona aktualisht janë në kujdesin intensiv.

Ora 16:30
Koronavirusi, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo për Kinën: Do të japin llogari

Mike Pompeo, Sekretari amerikan i Shtetit, ka kritikuar administratën kineze se nuk ka informuar rreth pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në kohë, Ai shtoi se do të vijë koha kur përgjegjësit do të japin llogari.

“Do të vijë një kohë kur përgjegjësit do të japin llogari. Jam shumë i bindur se kjo do të ndodhë. Tani jemi të detyruar që të fokusohemi në detyrën tonë aktuale që fillimisht ekonominë amerikane dhe më pastaj ekonominë globale ta rifillojmë në mënyrë sistematike, por do të vijë koha e akuzës”, u shpreh Pompeo në deklaratën për gazetën gjermane Bild, në lidhje me pyetjen nëse Kina do të jetë përgjegjëse nga dëmi i global i koronavirusit.

“Qeveria kineze, Partia Komuniste e Kinës nuk na dha këtë informacion në kohë. Kjo është për të ardhur keq”, tha më tej ai.

Sekretari amerikan i Shtetit vuri në dukje se ka nevojë për shumë debate në aspektin global në lidhje me përgjegjësinë e Kinës ndaj krizës së koronavirusit të ri.

“Është e rëndësishme që të dimë se si dhe prej ku filloi virusi. I kemi parë raportet e tregjeve të kafshëve të egra në Kinë, që detajon se prej ku ka ardhur virusi. Ekonomia globale ishte e detyruar të mbyllet. Mbyllja e ekonomive është një çështje tragjike dhe do të kushtojë shumë. Duhet të sigurohemi se asnjë shtet më nuk do të shkaktojë një gjë të tillë”, shtoi më tej Pompeo.

Ora 16:06
Covid-19, sipas BBC, numri i vdekjeve në Britaninë e Madhe mund të jetë rreth 15% më i lartë sesa shifrat zyrtare

Sipas BBC, numri i vdekjeve në Britaninë e Madhe mund të jetë rreth 15% më i lartë sesa shifrat zyrtare.

Deri në datën 3 prill, vdekjet e raportuara në spitale ishin 5186, ndërsa statistikat e qeverisë jepnin një shifër tjetër, 5 979, duke përfshirë këtu dhe jetët e humbura të regjistruara në azilet e pleqve.

Britania e Madhe ka gjithsej 11.347 vdekje nga koronavirusi dhe më shumë se 89 500 raste positive nga Covid-19.

Po sipas BBC, Shtëpitë e kujdesit në Mbretërinë e Bashkuar janë lënë ‘pas dore’ kur bëhet fjalë për pajisjet personale mbrojtëse dhe testimin.

Punonjësit e qendrave të të moshuarve thonë se  "Ka shumë më tepër njerëz që vdesin në shtëpitë e kujdesit pa parë kujdesin e mjekut.

Në Angli dhe Uells ka patur gjithsej 406 vdekje në shtëpitë e kujdesit për moshat e treta, vdekje që më parë nuk ishin testuar fare për Covid-19.

Në Britaninë e Madhe ka rreth 410,000 të moshuar që jetojnë në 11.300 shtëpi kujdesi.

Ora 15:49
Covid-19, Suedia regjistron më shumë se 1000 viktima. Qeveria nuk ndryshon qasjen e butë ndaj pandemisë

Në Suedia autoritetet e shëndetit kanë raportuar për 1.033 vdekje për shkak të epidemisë nga koronavirusi kurse rastet e konfirmuara pozitive janë 11 445.

Po sipas tyre, numri i vërtetë i vdekjeve mund të ishte më i lartë pasi nuk ishin regjistruar të gjithë viktimat e fundjavës së Pashkëve.

Suedia është një nga ato të paktat vende në botë që nuk ka marrë pothuajse asnjë masë në tentativë për të frenuar përhapjen e pandemsië.

Suedia ka mbyllur vetëm shkollat e mesme dhe universitetet dhe ka ndaluar grumbullimet e më shumë se 50 personave, një qasje e lehtë në kontrast me atë të vendeve të tjera europiane.

"Në Suedi ka një sistem ku ministritë janë mjaft të vogla, por ka shumë agjenci të specializuara që japin rekomandime për publikun e gjerë dhe i sugjerojnë qeverisë se çfarë masash duhet të vendosë," shpjegon Ministri Suedez për Çështjet Europiane, Hans Dahlgren.

"Ata dhanë rekomandime shumë të qarta se si të sillemi”, - shtoi Dahlgren.

Megjithatë, me mbi 1000 vdekje dhe mbi 11,000 raste të konfirmuara pozitive, autoritetet suedeze janë gjithnjë e më shumë nën presion për të ndryshuar kursin, veçanërisht pasi vendi mund të ketë pasoja ekonomike prej pandemisë. Shkalla e papunësisë në vend u rrit në nivele që nuk janë parë që nga kriza globale e vitit 2008.

Ora 15:21
Covid-19-Filadelfia, në metro pa maskë, policia e tërheq zvarrë dhe e nxjerr jashtë (VIDEO)

Ndërsa SHBA ndodhen në pikun e pandemisë nga koronavirusi dhe autoritetet kanë urdhëruar mbajtjen e maskës për të gjitha ata që dalin nga shtëpia, në një nga metrotë e Filadelfia-s ka patur disa minuta tension. Policia lokale ka nxjerrë me forcë nga metroja një person pasi panë se ai kishte thyer urdhërin e guvernatorit.

Ora 14:49
Covid-19, FMN: Planeti në recesion! Italia është vendi që do të vuajë më shumë nga kriza e pandemisë, rënie prej 9.1% e PBB

Bota ka rënë në një recesion të thellë dhe dramatik. Fondi Monetar Ndërkombëtar, institucioni më i rëndësishëm ekonomik në planet, ka prodhuar të dhënat e para zyrtare për efektin e Covid 19 në ekonomi në vitin 2020. Shifrat janë tronditëse: ekonomia botërore do të tkurret me 3 përqind këtë vit.

Italia është ndër vendet më të mëdha në zonën e euros, e cila do të vuajë më së shumti nga kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi. Ky është parashikimi që ka bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Po sipas FMN, shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu do të pësojnë një humbje të fortë, duke shkuar nga 2.3% rritje në 5.9% ulje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Sidoqoftë, të gjitha këto vende do të rimarrin ndjeshëm veten në vitin 2021, falë masave të forta të marra nga qeveritë dhe bankat qendrore.

Në Itali, ulja e PPB do të jetë 9.1% gjatë vitit aktual, ndërsa e gjithë zona e euros -7.5%.

SHBA do të bjerë në -5.9%, Japonia në -5.2% dhe Kanada në -6.2%.

Rezultati i Italisë do të jetë më i keqi nga vendet kryesore të zonës së euros, i ndjekur nga -8% në Spanjë, -7.2% në Francë dhe -7% në Gjermani. Britania gjithashtu do të hyjë në recesion, me një tkurrje prej 6.5% .

Sidoqoftë, të gjitha vendet evropiane do të kthehen me rritje në vitin 2021, të udhëhequra nga Gjermania me një rimëkëmbje prej 5.2%, dhe nga Italia me 4.8%, pak më shumë se mesatarja e zonës së euros e cila do të jetë 4.7%. Në nivel global, ulja e përgjithshme vjetore do të jetë 3%. SHBA do të pësojë një tkurrje prej 5.9%, por do të gëzojë një rikuperim prej 4.7% në vitin 2121. 

Ora 14:38
Covid-19, Corriere della Sera: Nga 4 maji nis faza 2 në Itali. Liri e kufizuar sipas grupmoshave. Statistika: 13,408 viktima midis 70 dhe 90 vjeç

Faza 2, ajo që duhet të fillojë në agimin e 4 majit në Itali, nuk do të jetë Faza 2 për të gjithë, ose të paktën jo menjëherë për të gjithë.

Grupi më i rrezikuar, ata të moshës 70 vjeç dhe me sëmundje kronike, nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia.

Koha dhe metodat ndërkohë janë duke u stusiuar ende por në çdo rast, Faza 2, sipas të gjitha gjasave, do të jetë një fazë në të cilën daljet do të sistemohen sipas grupmoshave.

Në të gjitha rastet so jenë të detyrueshme distanca shoqërore dhe maskat.

Sekretari për Shëndetin, Sandra Zampa tha për gazetën italiane ‘Corriere della Sera’ se  ‘ne duhet të parashikojmë një program të veçantë, të gjejmë shtigje që na lejojnë t'i mbrojmë të moshuarit nga infektimi kur moshat e reja të fitojnë lirinë për të lëvizur”.

Sipas Corriere della Sera, nga 18.641 viktima në Itali, 13,408 ishin midis 70 dhe 90 vjeç, nga këta 5,874 mes 70 dhe 80 vjeç.

Pas bilancit më të fundit mbi pandeminë nga koronavirusi në Itali, Giovanni Rezza i Institutit të Lartë të Shëndetësisë dhe anëtar i Komitetit tekniko-shkencor tha se "Nuk ka dyshime se ne jemi akoma në fazën e parë të epidemisë. Ka shenja pozitive në kurbën e Covid-19 por numri i vdekjeve është ende i lartë dhe është si pasojë e infeksioneve të mëparshme.

Rezza tha gjithashtu se edhe numrat e infeksioneve të reja në fakt janë ato të prekura 20 ditë më parë, duke shtuar se rënia e numrit të vdekjeve do të jetë efekti i fundit i masave izoluse pasi koha midis infektimit dhe vdekjes është më e gjatë se ajo midis infektimit dhe zbulimit pozitiv.

Ora 13:56
Covid-19, në Itali rritet në 115 numri i viktimave në rradhët e bluzave të bardha

Në Itali numri i vdekjeve nga infeksioni i koronavirusit në rradhët e bluzave të bardha është rritur në 115.

Sipas asaj që raporton Federata Kombëtare e Urdhërit të Kirurgëve dhe Stomatologëve (Fnomceo), tre viktimat e fundit janë mjekë të përgjithshëm.

Në numri e përgjithshëm të vdekjeve, 61 janë mjekë të përgjithshëm, 28 infermierë, 6 farmacistë dhe 20 punonjës shëndetësorë.        

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar  566 viktima nga koronavirusi, për një total prej 20465 vdekje që nga fillimi i epidemisë. 

Numri i të shëruarve sot është 1224   për një total prej  35435. Autoritetet raportuan edhe për 3153  raste të reja pozitiv nga Covid-19, shifra që e rrisin numrin e përgjithshëm të të infektuarve në  159 516 që nga fillimi i pandemisë. Në kujdesin intensiv janë të shtruar 83 pacientë më pak për një total prej  3260.    

Ora 13:14
Koronavirusi-Gjermani, autoritetet: Shkollat mund të rihapen brenda dy javësh

Edhe në Gjermani, si në shumë vende të tjera të Europës, ka një lehtësim gradual të kufizimeve. Sipas komitetit shkencor që ndihmon qeverinë, shkollat mund të rihapen brenda dy javësh, duke filluar me klasat e shkollave të mesme.

Sipas shtypit gjerman, nëse kurba e infeksionit nga koronavirusi do të vazhdojë të jetë e stabilizuar, nuk përjashtohet mundësia që të mërkurën, në mbledhjen shtet-rajone të kryesuar nga Kancelarja Merkel, masat e jashtëzakonshme të nisin të zbuten.

Në Gjermani deri tani numërohet rreth 130 mijë raste pozitiv me Covid-19 kurse numri i viktimave është 3194

Ora 12:18
Covid-19, New York Times: Vladimir Putin po përdor koronavirusin për fushatë ‘infodemike’

Sipas New York Times, Vladimir Putin po përdor koronavirusin për të zhvilluar një fushatë "infodemike" të dezinformimit global në mes emergjencës shëndetësore.

New York Times, duke përmendur burime dhe analistë të ndryshëm shkruan se ndërsa pandemia e Covid ishte duke përfshirë planetin, ajo u shoqërua nga një valë e rrezikshme e informacionit të rremë - një" fushatë infodemike ", sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Analistët thonë se Presidenti rus Vladimir Putin ka luajtur një rol të madh në përhapjen e informacionit të rremë, si pjesë e përpjekjes së tij për të diskredituar Perëndimin.

Sipas ekspertëve të kontaktuar nga New York Times, qëllimi i Putinit në fushatën infodemike është të mbjellë mosmarrëveshje dhe të minojë institucionet dhe aleancat e SHBA.

New York Times ka analizuar një sasi të madhe postimesh në rrjete të ndryshme sociale, dhe gjithashtu është ndalur në disa site të veçanta, të cilat duket se kanë funksionin e implantimit të lajmeve të rreme ose dezinformatave.

Ora 11:57
Covid-19-SHBA, trupat e viktimave të hedhur përtokë në urgjencën e Detroid (FOTO)

Ndërsa në SHBA situata e pandemsië vijon të jetë e rëndë, numri i lartë i të infektuarve dhe viktimave ka shkaktuar ‘përmbytje’ të pavioneve të kujdesit intensiv.

Disa fotografi të shpërndara nga CNN tregojnë se në dhomat e stafit të urgjencës në Spitalin Sinai-Grace në Detroit, trupa të viktimave nga koronavirusi janë grumbulluar dhe vendosur në tokë të futur në qese të mëdha të bardha.

Dy punonjës të spitalit i kanë konfirmuar prestigjiozes amerikane se fotot janë portretizim i saktë i skenave të përditshme që po ndodhin në spital prej fillimit të muajit prill. Ata thanë për CNN se kjo ka ndodhur pasi morgu i spitalit të Detroid ishte plot dhe nuk kishte vend për të vendosur të tjera viktima.

Pas publikimit të fotografive, zëdhënësi i spitalit Brian Taylor i tha CNN se ata kanë qenë të detyruar pasi nuk kanë fonde për të siguruar konteiner frigoriferik

Ora 10:48
Covid-19/ Turizmi i bllokuar në Itali. Ja si mund të bëjmë plazh këtë verë dhe si mund të jenë restorantet (PAMJET)

Autoritetet në Itali po punojnë nga këndvështrimi i akteve administrative dhe rregulloreve të nevojshme për të mundësuar që këtë verë plazhet të rihapen dhe sektori i turizmit të rifillojë punën.

Dhe nëse gjithçka do shkojë në drejtimin e duhur, sigurisht që pushimet verore nuk do t’i ngjajnë atyre tradicionale, kryesisht prej masave të ashpra që lidhen me sigurinë dhe distancimin social.

Ndërsa diskutimet sapo kanë nisur, zgjidhjet mund të jenë shumë duke filluar nga çadra të izoluara, masat e shtuara të higjienës dhe dezinfektimit e deri te çertifikimi mjekësor, por çdo gjë do të varet nga fjala e fundit e grupit tekniko shkencor i cili do të vendos sipas dinamikës së pandemisë.

Në këtë aspekt, ekspertët duket se janë më pak entuzistë.

"Të mendosh për planifikimin e pushimeve në plazh këtë verë në këtë moment të vështirë, duhet të jesh më tepër se optimist", -thotë Mario Schiavina, ish-drejtor i Njësisë Operative të Pneumologjisë dhe Terapisë Intensive në Poliklinikën Sant'Orsola në Bolonjë.

"Ky virus është shumë i shpejtë në përhapje dhe infektim. Edhe kur ka zero raste pozitive dhe zero numër vdekjesh, ai është i frikshëm. Mund të shpërthejnë vatra të reja pasi jo gjithçka mund të jetë nën kontroll”

Në lidhje me pushimet verore para disa ditësh u shpreh edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila tha, "Mos nxitoni të rezervoni pushimet verore, askush nuk mund të bëjë parashikime të besueshme për momentin".

Por këshëria për të shkuar në plazh është aq e madhe saqë një kompani në Modena, në Itali ka projektuar vendrelaksimet e njerëzve; kuti transparente me mure Plexiglas-i dhe profile alumini 4,5 metra dhe dy metra të larta.  Në rastin e çadrave, ato mund të vendosen të paktën 3 m larg nga njëra tjetra kurse në restorante po mendohet që tavolinat të ndahen me xham apo dhe Plexiglas për të mënjanuar sa më shumë kontaktet mes njër tjetrit.

Ora 10:12
Covid-19, autoritetet në Itali: Kurba do vazhdojë të ulet por jemi ende në fazën 1 të pandemisë

Pas bilancit më të fundit mbi pandeminë nga koronavirusi në Itali, Giovanni Rezza i Institutit të Lartë të Shëndetësisë dhe anëtar i Komitetit tekniko-shkencor tha se "Nuk ka dyshime se ne jemi akoma në fazën e parë të epidemisë. Ka shenja pozitive në kurbën e Covid-19 por numri i vdekjeve është ende i lartë dhe është si pasojë e infeksioneve të mëparshme.

Rezza tha gjithashtu se edhe numrat e infeksioneve të reja në fakt janë ato të prekura 20 ditë më parë, duke shtuar se rënia e numrit të vdekjeve do të jetë efekti i fundit i masave izoluse pasi koha midis infektimit dhe vdekjes është më e gjatë se ajo midis infektimit dhe zbulimit pozitiv.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë ky ndryshim shpjegon pse në Itali ka një prirje më të ngadaltë në uljen e numrit të vdekjeve, edhe pse ato kanë rënë shumë në krahasim me mijëra disa ditë më parë.

Po sipas autoriteteve, virusi për fat të keq nuk do të ndalojë qarkullimin e tij si në Wuhan ku pas disa ditë me zero infeksione tani janë shfaqur rastet e para të rikthimit.

Tendenca në Itali është që kurba të vazhdojë të ulet por sipas specialistëve do të ketë shpërthime të reja të vogla të cilat do të duhet të frenohen.

Kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Angelo Borrelli tha se "Për momentin, çdo hipotezë për lehtësim të masave është e parakohshme por në fund të fundit vendimi do jetë politik" kurse Giovanni Rezza i Institutit të Lartë të Shëndetësisë tha se "vendi nuk mund të mbajë një bllokim që tejkalon dy muaj", dhe për këtë arsye disa masa të kufizimit dhe masave paraprake në disa sektorë, siç janë transporti dhe aktivitete të tjera që do të thotë prania e shumë njerëzve në rrugë dhe në punë, do të duhet të adaptohen.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar  566 viktima nga koronavirusi, për një total prej 20465 vdekje që nga fillimi i epidemisë. 

Numri i të shëruarve dje ishte 1224 për një total prej  35435

Autoritetet raportuan edhe për 3153  raste të reja pozitiv nga Covid-19, shifra që e rrisin numrin e përgjithshëm të të infektuarve në  159 516 që nga fillimi i pandemisë.

Në kujdesin intensiv janë të shtruar 83 pacientë më pak për një total prej 3260.    

Ora 10:03
Covid-19, OBSH paralajmëron sërish: Masat kufizuese duhet të revokohen gradualisht dhe të shoqëruara me kontrolle

Ndërsa në të gjithë Europën qeveritë po diskutojnë për të ashtuquajturën ‘Faza 2’ dhe lehtësimin e masave izoluese dhe bllokuese, OBSH ka paralajmëruar sërish se nuk duhet nxituar.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus kujtoi se pandemia "u përshpejtua shumë shpejt, dhe do të ulë ritmin shumë ngadalë”, gjë që do të thotë se “masat kufizuese duhet të revokohen gradualisht dhe të shoqëruara me kontrolle”.

OBSH ka ritheksuar se koronavirusi është 10 herë më vdekjeprurës sesa virusi H1N1 dhe se vigjilenca nuk duhet të ulet derisa nuk kemi ende vaksinë.

Ora 09:52
Covid-19-lehtësimi i masave në Spanjë, rajonet e goditura nga infeksioni kundërshtojnë qeverinë

Ndërsa në 24 orët e fundit në Spanjë u regjistruan 280 vdekje të reja dhe 2665 raste të reja infeksioni për një total të prekurish nga koronavirusi prej 170 000 dhe numër të përgjithshëm viktimash prej 17 567, shumë rajone kanë protestuar ndaj vendimit të qeverisë për rihapjen e disa aktiviteteve pa u konsultuar me komitetin shkencor dhe pa i dhënë kohë kompanive për tu përshtatur.

Qeveria ka vendosur të shpërndajë maska ​​në metro dhe stacionet e autobusëve, por sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar punëtorëve, pasi të kthehen në shtëpi, ata u kërkojnë atyre që të mbajnë distancat e tyre sociale në mënyrë që të mos rrezikojnë të infektojnë pjesën tjetër të familjes.

Ndërkohë shkollat, dyqanet, baret, restorantet dhe muzetë do të mbesin ende të mbyllura.

Ora 09:41
Covid-19, Turqia do të lirojë 45 mijë të burgosur

Prej situatës pandemike Turqia do të lirojë mijëra të burgosur. Vendimi u mor nga parlamenti nga frika se rastet pozitive nga koronavirusi mund të rriten frikshëm brenda burgjeve.

Projekt-ligji do të lejojë lirimin e përkohshëm të rreth 45,000 të burgosurve, por ka përjashtuar të burgosurit me akuza për terrorizëm.

‘Human Right Watch’ raporton gjithashtu se të dënuarit për terrorizëm përfshirë gazetarë dhe aktivistë të tjerë të arrestuar nuk do të lirohen.

Autoritetet në Turqi kanë raportuar se numri totat i rasteve pozitive nga Covid është më shumë se 61 mijë kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej infeksionit është rritur në rreth 1300.

Ora 09:14
Covid-19, në Kinë 89 raste të reja infeksioni. Hubei testohet i pastër

Kina zyrtare raportoi për 89 raste të reja infeksioni nga koronavirusi ndërsa një ditë më parë ishin identifikuar 108 persona të prekur nga Covid.

Autoritetet njoftuan se nga 89 raste, 79 prej tyre ishin konstatuar në provincën verilindore të Heilongjiang, fare pranë kufirit me Rusinë.

Provinca Hubei, epiqendra e epidemisë në Kinë nuk ka regjistruar asnjë raste infeksioni apo vdekje.

Ora 09:08
Covid-19, 18 mijë raste infeksioni. Presidenti Putin: Do kemi krizë të jashtëzakonshme

Në mes situatës pandemike prej koronavirusit, presidenti rus Vladimir Putin tha se “Ne duhet të përgatitemi për një krizë "të jashtëzakonshme".

Ndërsa Moska zyrtare ka raportuar më shumë se 18 mijë raste pozitive nga Covid-19 kurse numri i viktimave ka shkuar në 148, autoritetet kanë shtrënguar masat e bllokimit dhe izolimit.

Gjatë një videokonferencë, Putin tha se javët e ardhshme do të jenë "vendimtare" për luftën e Rusisë kundër virusit, duke pasur parasysh se situata "ndryshon praktikisht çdo ditë dhe, për fat të keq, jo për më mirë".

Ora 09:02
Covid-19, 15 mijë viktima në Francë. Presidenti Macron: Vetëm pas 11 majit rihapje graduale

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se vendi do të lehtësojë ndjeshëm masat e izolimit dhe bllokimit më 11 maj, përfshi rihapjen e shkollave dhe fabrikave.

Macron pranoi se "Franca nuk ishte e gatshme" për një emergjencë shëndetësore të tillë si epidemia e Covid-19 duke shtuar se tani që "pandemia ka filluar të ngadalësohet", të gjithë duhet të pranojmë fajet, "nga unë i pari".

Sipas të dhënave të fundit të vëna në dispozicion nga autoritetet, Franca është afër shifrës së 15 mijë viktimave teksa në 24 orët e fundit u regjistruan 574 vdekje kurse numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është rreth 138 mijë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Remi: 14/04/2020 19:12

    Keto per plazhet edhe restorante Jane budallalleqe sepse kamarieri mund ta sjel covid edhe ju vuni sa plekskglas doni. Nejse pa vaksin gjera do jene shume veshtire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?