Nga 1318 testime të kryera, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID19 538 qytetarë. Janë 7,549 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Fatkeqësisht 3 pacientë kanë humbur jetën, dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-65 vjeç, një qytetare nga Lezha 83 vjeçe. Janë shëruar 657 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 306,402 që nga fillimi i epidemisë.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Rastet pozitive të ndara në bashki
184 në Tiranë, nga 52 qytetarë në Durrës, Fier, 25 në Vlorë, 24 në Sarandë, 23 në Lushnje, 18 në Divjakë, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Shkodër, 14 në Kamëz, 11 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Pogradec, 8 në Shijak, 7 në Mallakastër, 6 në Gramsh, nga 5 qytetarë në Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Përmet, nga 2 qytetarë në Kukës, Kurbin, Delvinë, Finiq, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Mirditë, Dibër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Poliçan.
Statistika (7 Gusht 2022)
- Raste të reja ditore 538
- Të shëruar në 24 orë 657
- Të shtruar në spitale 28
- Humbje jete në 24 orë 3
- Testime ditore 1318
- Testime totale 1,930,953
- Raste pozitive 317,514
- Raste të shëruara 306,402
- Raste Aktive 7,549
- Humbje jete 3,563
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 3,662
- Fier 806
- Durrës 665
- Vlorë 543
- Elbasan 398
- Korçë 310
- Gjirokastër 307
- Berat 229
- Shkodër 219
- Lezhë 213
- Dibër 147
- Kukës 50
Komente
