Sot 150 të shëruar, 5 humbje jete, 116 raste të reja me COVID-19! 'Infektohet' biblioteka në Lezhë, preken dy punonjës

3 Shtator 2020, 16:07| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 19:17

  • Share

5 viktima, 150 të shëruar dhe 116 qytetarë të infektuar është bilanci i ditës së enjte nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 835 testime dhe janë identifikuar 116 qytetarë të prekur nga virusi COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.

Fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 qytetarë nga Tirana; një 56 vjeçar ; një 64 vjeçare, një 71 vjeçare ; një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare.

Gjithashtu 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5732 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 32 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

COVID-19 – Statistika (3 Shtator 2020)

Testime totale              65340

Raste pozitive               9844

Raste të shëruara         5732

Raste Aktive                  3811

Humbje jete 301 (Qarku Tiranë 143, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  2068

Durrës                  472

Shkodër               288

Lezhë                  195

Korçë                    136

Kukës                   133

Elbasan                129

Vlorë                    122

Fier                      121

Berat                    75

Dibër                    38

Gjirokastër          34

Ora 10:54
2 punonjës me COVID, mbyllet biblioteka e Lezhës! Karantinohet stafi

LEZHË- Prej disa ditësh biblioteka "Gjergj Fishta" në Lezhë ka mbyllur dyert për lexuesit. Shkak për këtë është bërë infektimi nga koronavirusi i dy punonjësve të këtij institucioni, duke bërë që i gjithë stafi të vetëkarantinohet.

Në hyrje të bibliotekës e cila është në varësi të Bashkisë Lezhë është vendosur njoftimi për mbylljen e saj për një afat të pacaktuar.

Prej kohësh Bashkia Lezhë dhe institucionet në varësi të saj janë kthyer në vatra infeksioni, pasi kanë rezultuar pozitiv një numër i konsiderueshëm punonjësish, por që fatmirësisht e kanë kaluar virusin me simptoma të lehta.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?