Foto ilustruese

COVID-19/ 45 raste pozitive në Berat, infektohen policë, punonjës të administratës së bashkisë mësues e nxënës

7 Janar 2021, 09:24| Përditesimi: 7 Janar 2021, 17:21

  • Share

45 është numri i rasteve pozitive me COVID-19 të regjustruara në dy ditët e fundit në qarkun e Beratit. Mes të prekurve me koronavirus regjistrohen 3 punonjës të administratës së Bashkisë Berat. Infektime janë rishfaqur edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku janë konfirmuar pozitiv 2 efektivë policie dhe një punonjëse e administratës brenda këtij institucioni.

Koronavirusi ka prekur dhe disa mësuese e nxënës në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun e Beratit, edhe pse shkollat vijojnë të jenë të mbyllura.

Një mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Velabisht dhe një nxënës në shkollën jo publike "Irfan Ngjeqari" në Berat rezultojnë të infektuar me COVID-19.

Mjekët epidemiologë pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat bëjnë me dije se për shkak se shkollat vijojnë të jenë të mbyllura është i pamundur procesi i depistimit dhe hetimit të rasteve të kontaktit.

Mes rasteve të konfirmuara pozitive në qarkun e Beratit vihet re edhe një numër i lartë pensionistësh që ka ardhur në rritje nga dita në ditë. 20 pensionistë janë konfirmuar të prekur me koronavirus ndërkohë që 17 është numri i personave të papunë të infektuar me COVID-19.

Sipas mjekëve epidemiologë, rastet me COVID-19 të pensionistëve dhe personave të papunë janë raste të regjistruara brenda familjes dhe që janë shtuar nga grumbullimet gjatë festave të fundvitit dhe ardhjes së emigrantëve pranë familjes për këto festa.

Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë raportoi 725 raste të reja me COVID në të gjithë vendin si dhe 7 viktima të tjera.
 


Lajmi kryesor:

Ulen rastet ditore/ 697 të infektuar dhe 6 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vend


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?