Për disa ditë me radhë është shënuar një ulje e rasteve të reja dhe viktimave ne vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 574 raste të reja dhe 6 viktima për shkak të COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,682 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 574 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 214 raste në Tiranë, 41 raste në Lezhë, 23 raste në Elbasan, 21 raste në Lushnje, 19 raste në Fier, 18 raste në Durrës, 17 raste në Vlorë, Mat, Sarandë, 15 raste në Kurbin dhe Berat, 14 raste në Korçë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Krujë, 9 raste në Gjirokastër, 7 raste në Has, 6 raste në Shkodër, Pukë, Pogradec, Delvinë, Skrapar, 5 raste në Librazhd, Tepelenë, Peqin, Cërrik, 4 raste në Mirditë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Vorë, Patos, 3 raste Rrogozhinë, Kamëz, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Memaliaj, Klos, Gramsh, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Vau- Dejës, Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Libohovë.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; Mjeku 73 vjeçar Hiqmet Musta; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Berati të moshave 65-88 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,700 që nga fillimi i epidemisë.
Për çdo dyshim apo paqartësi qytetarët të telefonojnë linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes. Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (29 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 574
Të shëruar në 24 orë 578
Të shtruar në spitale 286
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2682
Testime totale 257,879
Raste pozitive 57,146
Raste të shëruara 32,700
Raste Aktive 23,276
Humbje jete 1170
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13356
Fier 1578
Shkodër 1292
Durrës 1224
Vlorë 996
Korçë 957
Elbasan 876
Berat 806
Lezhë 869
Gjirokastër 509
Kukës 430
Dibër 383
Hyqmet Musta dhe Kliti Kallamata
KORÇË- COVID-19 i merr jetën arkitektit të njohur korçar Kliti Kallamata. Prej disa ditësh ai ishte prekur nga virusi, por nuk ka mundur dot të përballojë gjendjen e rënduar shëndetësore.
Kallamata nuk ka qenë i shtruar në spital në kryeqytet, por në Spitalin e Korçës. Mësohet së mbrëmjen e djeshme ai ka ndërruar jetë. Kallamata për shumë vite ka qenë edhe Drejtor i Monumenteve të Kulturës në Korçë.
Lajm i trishtë vjen edhe nga radhët e mjekëve, pasi as doktor Hyqmet Musta në Kavajë nuk ia doli të fitonte këtë betejë. Lajmin e ka konfirmuar kolegu i tij, Drin Bardhi.
"Të qoftë dheu i lehtë kolegu i nderuar, Dr. Hyqmet Musta. Radiolog i saktë, fjalëpak, nga ata mjekë që po i mungojnë gjithmonë e më shumë spitalit tonë. Për fat të keq virusi vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe mjekësh!Allahu na bashkoftë në xhehnet", shkruan kolegu u tij.
Ju shpreh ngushellimet me te thella familjes te te ndjerit Kliti Kallamata dhe te afermeve te tij,per humbje e njeriut te tyre te shtrenjte! Kam bashkepunuar me te shume vite me pare dhe rruaj respektin dhe konsideraten per njeriun e afte dhe te perkushtuar per mbrojtjen e Monumenteve te Trashegimise Kulturore dhe Materiale te rrethit te Korces. I qofte dheu i lehte dhe u prehte ne paqe
Përgjigju