Ambasadorja e Suedisë për Report Tv: Strategjia e Shqipërisë për COVID-19 efektive! Ekonomia duhet të ringrihet (VIDEO)

12 Maj 2020, 12:03| Përditesimi: 12 Maj 2020, 13:18

  • Share

TIRANE-Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad, në një intervistë për Report Tv i bën thirrje shtetit shqiptar të dëgjojë më shumë popullin teksa vendi po shkon drejt lirimit të masave të marra për pandeminë Covid. Ambasadorja flet edhe për 2 fëmijët që ka në Suedi dhe mënyrën si po e përballon këtë situatë. Suedia është vendi që nuk ka marrë masa drastike kundër COVID-it, ndërsa deri tani janë regjistruar 26670 të prekur dhe 3,256 të vdekur.

Ambasadorja e Suedisë intervistë për Report Tv
-Të gjithë jemi përballur me momente të vështira këtë periudhë. Si fillim doja të dija si po e përballoni ju dhe familja juaj?
Mirësevini në rezidencën suedeze. Jam shume e kënaqur që jeni këtu. Unë jam bashkë me bashkëshortin tim këtu në Tiranë. Burri im është shkrimtar dhe për të kjo është një periudhë e zakonshme se ai gjithmonë rri në shtëpi kështu që më thotë se të gjithë tani po jetojnë si poetë dhe shkrimtarë. Unë jam mirë, shpenzoj shumicën e kohë në rezidencën suedeze por gjithashtu shkoj gjtihashtu dhe në ambasadë për të takuar grupin e vogël që punon aty.

-Po familja juaj në Suedi? Keni qenë të shqetësuar për situatën atje?
Jo! Kam dy fëmijë në Suedi, vajzën Miriam dhe djalin Xhonatan por edhe mamanë time. Mamaja është 80 vjeç dhe ajo duhet të qendrojë në shtëpi. Është shumë e mërzitur, sepse pëlqen të dalë të takojë njerëz, shkojnë fëmijët e mi për ta takuar sigurisht duke ruajtur distancën. Nuk jam e shqetësuar për fëmijët e mi. Ata takojnë miqtë e tyre, jetojnë jetën normalisht pasi në Suedi nuk është mbyllur çdo gjë.

-Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë kësaj periudhë?
Momenti më i vështirë ishte në fillim, kur kuptuam që duhet të ndryshonim mënyrën tonë të jetuarit dhe punuarit. Na u deshën ditë ta kuptonim këtë, të ndryshonim punën nga ambasada në shtëpi. Gjithashtu dhe pjesa që duhet të riformatoheshin marrëdhëniet në një mënyrë të re. Na u desh kohë të pranonim që kjo pandemi do zgjaste për një periudhë të gjatë.

-Vendimi i Suedisë për të mos u mbyllur plotësisht ndryshe nga shtetet e tjera të Europës është komentuar shumë madje dhe duke u kundërshtuar. Si e gjykoni strategjinë që ndoqi vendi juaj dhe pse një vendim i tillë?
Mendoj se ishte një strategji e mirë, por ende nuk e dimë me siguri. Na duhet të presim një vit dhe atëherë mund të kuptojmë çfarë është mirë dhe çfarë jo. Është zotësi të bësh dicka ndryshe nga shtetet e tjera. Ne nuk mund të mbyllim njerëzit në shtëpi, shkollat, kopshtet. Nuk do donim të bënim dicka që nuk e dinim që do ishte efektive. Nuk i kemi mbyllur shkollat sepse fëmijët nuk preken nga koronavirusi. Atëherë pse mos t'i lejojmë të shkojnë në shkollë?

-Mund të shmangej numri i viktimave në Suedi nëse do kishit vepruar ndryshe?
Nuk e dimë. Por numri i viktimave në Suedi është në një nivel të mesëm. Ka më pak se Britania, Gjermania por kemi më shumë se Norvegjia. Por ideja është të mbajmë në kontroll sistemin shëndetësor dhe të shpëtojmë njerëzit nga virusi.

-Çfarë mendoni për strategjinë dhe masat e marra nga Shqipëria?
Strategjia juaj ishte efektive për të pasur më pak raste. Është pak e vështirë tani që po përpiqeni të lironi masat, është e vështirë për njerëzit ta kuptojnë. Duhet të dalin sot? Duhet të dalin nesër? Ju po i  lironi masat ngadalë dhe kjo është mirë sepse ekonomia duhet të ringrihet. Treguat që keni kapacitete mjekësore dhe sistem shëndetësor që mund ta përballojë këtë situatë.

-Nëse keni informacion, a ka shqiptarë në Suedi të cilët janë infektuar nga Covid-19?
Nuk i kemi shifrat. Nuk bëjmë statistikat nuk këtë mënyrë. Nuk është një informacion i aksesueshëm kështu që nuk e di.

-Cfarë duhet të mësojë Shqipëria nga modeli suedez?
Le të presim dhe të shohim si do shkojnë gjërat. Të presim një vit, por duhet që t'u besohet qytetarëve, edhe qytetarët mund të marrin vendime. Strategjia e Suedisë ishte konform qytetarëve dhe për këtë arsye ata sillen shumë mirë, respektojnë rregullat. Nëse u themi njerëzve të rrinë në shtëpi, ata rrinë. Duhet t'u besohet qytetarëve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dibran: 12/05/2020 13:11

    ....qeveria te degjoje qytetaret !!!???? Njeri thumbit, tjetri patkoit!!! Njerit para, tjetrit mbrapa !!! Keshtu !!!!!????? Po ne Suedi, qeveria pyeti popullin apo i mori masat sipas orientimit te eksperteve????!!! Ekspertet suedese, me te famshmit ne bote, deri me tani kane mbi supe vdekjen 1O % e te infektuarve !!!! Mbajeni shtetin e qelbur social me dergimin ne varreza te te gjithe atyre qe NGRITEN SUEDINE ne keto nivele!!! E kaluat lumin, nuk vlejne me pleqte!!! POPULL-AKULL I FTOHTE! POPULL -PA NDJENJA!!!!

    Përgjigju
  • Rama-zoni: 12/05/2020 13:01

    Po normale zonje e nderuar, ne kemi vetem facebookun e kim jongut per lajmerime zyrtare. Ealbania esht sa per te then se ska asnje update, asnje lajmerim zyrtar, dhe shumicen e kohes nuk punon. Harrova se kemi dhe Ertv per lajme te arritjeve tona nen udheheqjen e liderit ton suprem Sulltan Ramazon Surrelit. Komentuesi i rradhes pres te me thot se flas si berisha por te me thot gjithashtu nese ka ndonje faqe te tille apo jo...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?