Kronikë

COVID-19/ Asnjë humbje jete, 11 raste të reja në 24 orët e fundit! Rastet aktive në vend 189 të infektuar

10 Qershor 2021, 16:55| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 17:08

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 11 raste të reja me COVID-19. Prej ditësh vendi nuk regjistron asnjë viktimë nga koronavirusi.

Nga 2,648 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (10 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        11

Të shëruar në 24 orë      24

Të shtruar në spitale      20

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,648

Testime totale            748,916

Raste pozitive             132,426

Raste të shëruara        129,785

Raste Aktive                  189

Humbje jete                  2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       57

Tiranë          50

Berat             28

Elbasan        14

Lezhë           12

Korçë            10

Durrës          4

Fier                4

Gjirokastër   3

Dibër             3

Kukës           2

Vlorë              2

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?