COVID-19 'detyroi' bizneset e turizmit të ulin pagat e punonjësve me 24 %! Në kulmin e sezonit turistik shitjet e agjencive ranë me 56.9%

17 Dhjetor 2020, 18:43| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 19:08

  • Share

Turizmi vijon të jetë një nga sektorët më të prekur nga pandemia COVID-19. Edhe pse nuk ka shifra zyrtare me dhjetëra biznese të këtij sektori, hotele, restorante dhe agjenci turistike kanë ulur qepenat. Ndërsa subjektet që ende vijojnë aktivitetin e tyre po përballen me mungesë shitjesh, dhe për pasojë INSTAT raporton se kanë ulur numrin e të punësuarve dhe nivelin e pagave. Grupi i hoteleve ka ulur pagat e punonjësve me 25.7%, dhe numrin e të punësuarve me 27, pasi edhe volumi i tyre i shitjeve është tkurrur me 34.4%, krahasuar me tremujorin e tretë të 2019.

Sektori i dytë me uljen më të lartë të pagave janë agjencitë e udhëtimeve. Në tremujorin e tretë të këtij viti që përkon me muajit e sezonit turistik korrik-shtator shitjet e këtyre bizneseve kanë rënë me 56.9%, ndërsa numri i të punësuarve dhe i pagave është ulur me 26.8% dhe 23.6%.

Pas këtij grupi vijnë baret dhe restorantet që kanë ulur pagat  e punonjësve me 22.8%, ndërsa shitjet dhe numri i të punësuarve është tkurrur me më shumë se 24%. Ndërsa sektori i dytë më i goditur nga pandemia është transportit të cilit i kanë rënë shitjet me 37.2% , ndërsa pagat janë ulur në tremujorin e tretë me 15%.

Nga ana tjetër të punësuarit në sektorin e ndërtimit, të energjisë elektrike, të furnizimit me uji  dhe tek tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave kanë pasur rritje të pagave në këtë periudhë të vitit krahasuar me një vit më parë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?