COVID-19 'detyron' OSSH-në të lexojë matësit e energjisë 1 herë në 2 muaj! ERE miraton vendimin deri në qershor, muaji që nuk lexohet do faturohet sa në 2020

10 Shkurt 2021, 21:21| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 09:12

  • Share

Si pasojë e pandemisë COVID-19, Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur që matësit e energjisë elektrike të kontrollohen një herë në 2 muaj deri në qershor të këtij viti. Kërkesë kjo e ardhur nga Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për të minimizuar kontaktet e punonjësve. Fillimisht u kërkua që vendimi të zgjaste 1 vit, pro ERE vendosi që kjo praktikë të ndiqet për 6 muaj.

Por si do të bëhet faturimi?

Bazuar në vendimin e ERE-s, për muajin që nuk do të kontrollohet matësi, familjari apo biznesi do të faturohet me çmimin referencë të të njëjtit muaj në vitin e kaluar. Konkretisht në rast se matësi nuk kontrollohet nga punonjësi për muajin janar 2021 klienti do të duhet të paguaj aq sa ka paguar në janar të 2020-ës.

Në rast se ka ankesa apo fatura është më e lartë se sa ai ka harxhuar, korrigjimi do të bëhet tek fatura e muajit shkurt 2021. Pra në muajin pasardhës do të paguani më pak, si një mënyrë për të kompensuar faturën e lartë të muajit janar. E njëjta gjë ndodh edhe nëse ke harxhuar në janar të këtij viti më shumë se në vitin e kaluar, kilovatët shtesë i kalojnë muajit shkurt, ose muajit pasardhës. Prsh.(Nëse në janar 2021 ju keni harxhuar 500 kilovat dhe në janar 2020 keni konsumuar 600 kilovat ju do të paguani faturën e këtij viti për 600 kilovat dhe kilovatët shtesë që keni paguar do ju zbriten tek fatura e muajit shkurt 2021).

Kjo metodë faturimi është përdorur edhe gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vitin 2020, ku si pasojë e pandemisë, po me kërkesë të OSSH, ERE vendosi që matësit të lexoheshin një herë në tre muaj, dhe korrigjimi për kilovatët bëhej një muajit e kontrollit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • aman aman: 11/02/2021 07:37

    Hajdeni hapni syte me ka ardhur fatura e dhjetorit ne stratosfere,cmim qe se kisha pare as ne enderr,ku do e gjejme te drejten tone...???

    Përgjigju
  • ERE s i ri mire !: 11/02/2021 07:30

    O ERE qe te ka mare KOKA ERE , me budalleqet e OSSH se mereni , e pame vjet se c’katranoset , mos kini merak per punonjesit nuk i gjen gje se dhe po s’lexuan sahatet , klubeve duke pire rraki e birra i keni , po nuk eshte kjo arsyeja , por mbi faturimi , per te rregulluar humbjet e thene Shqip vjedhjet , me faturen “0” qe ne fakt eshte 20 kwh , qe vazhdon faturimi deri sa te arihet aktuali i fiksuar .

    Përgjigju
  • Anonimous: 11/02/2021 06:05

    Pyesni noiher popullin jo te boni ca te doniju! Ky eshte kulmi

    Përgjigju
  • B*3: 11/02/2021 06:04

    Nuk e kam kuptuar kurre Shqiperine si ne vitet e komunizmit, si ne vitet '90 e deri me tani. Matesat e sotem ose verifikohen ne distance ose nje here ne vit vjen kontrolluesi per te bere faturen perfundimtare. Kjo pasi ti paguan forfait mujor. Ne baze te konsumimit, ose paguan me shume, ose te kthejne para nga forfait nqs ke konsumuar me pak se sa ke paguar. Shkurt, ketu ku jetoj, une zgjedh vete se sa do e paguaj forfait mujor ne baze te nje studimi te vogel konsumimi energjie ( sa here gatuaj, sa ore, etj...) Ne Shqiperi, ose drejtuesit e OSSH jane inkompetente, ose hajduta, ose te dyja. Per mos folur per cmimin... Ndjej trishtim per popullin tim

    Përgjigju
  • Sotiri: 11/02/2021 03:08

    Po une qe kete vit nuk jetoj ne shqiperi dhe shtepia ime eshte bosh, pse Duhet ts paguaj njesoj si nje vit me pare?

    Përgjigju
  • Tani: 11/02/2021 00:14

    Pse po kerkon ossheja kete pune, sepse do mbroje pumonjesit? ky eshte nje justifikim pa baze, Punonjesi nuk takon njeri kur ben kontrollin e sehateve.Pra kjo eshte mashtrim ,nuk po arij ta kuptoj pse e ben kete pune. Po per te paguar pse kerkon cdo muaj ku kontaktet jane shume here me te medha. Dhe kur te kontrlloje Sehatet nje punonjes takon vete ksdaforten e sehateve ,kjo eshte qesharake o ERT. Cfare beni keshtu. Si duket keni bere studim dhe keni pare qe jane paguar me shume vjet dhe ajde tua marrim . Hiqni dore nga kete budallalleqe.

    Përgjigju
  • Tigri: 10/02/2021 23:48

    O hajdutat e enverit behuni njehere njerez ne jeten tuaj e mendoni pak per popullin se mallkimet e tij do tiu zene atje ku ju dhemb me shume.

    Përgjigju
  • Klodi: 10/02/2021 22:59

    Hajdute me çizme.Perse nuk i lexoni,matesit elektrik jane ne boxe,nuk jane brenda shtepive.Kjo eshte vjedhje TURP!

    Përgjigju
  • Tigri: 10/02/2021 22:06

    Ore jeni normal ju hajduta maskarenj si do te faturohet si nje vit me pare dhe po ka ankesa do te rishikohet nderkohe qe hajduti tjeter qe do ti te beje matjen i del sa ka harxhuar.cfare jane keto hajdutlleqe pisa ordiner

    Përgjigju
  • Absurdi: 10/02/2021 21:35

    Futja kot,kjo asht vjedhje e pastër!..po pse ca lesh Rreziku,kur leximi bëhet automatikisht,dhe s'ka asnjë kontakt me njerëz të tjerë??!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?