Topi tek ndërkombëtarët, opozita 'lan duart' me 'Zgjedhoren': Këshilli s'mblidhet më, presim përgjigjen e PS-së për 5 propozimet

5 Maj 2020, 10:45| Përditesimi: 5 Maj 2020, 18:05

  • Share

TIRANE-Mesditën e sotme Lulzim Basha mblodhi aleatët për të diskutuar për aksionin dhe menaxhimin e pandemisë nga qeveria. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nga selia e PD-së ku u rikthye për herë të parë pas pandemisë për të marrë pjesë në takimin e Lulzim Bashës dhe aleatëve opozitarë deklaroi se Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore nuk do të mblidhet më, pasi tani presin përgjigje nga shumica socialiste për 5 propozimet që i kanë dërguar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Edhe Fatmir Mediu, ashtu si Monika Kryemadhi u shpreh se opozita pret përgjigjen e opozitës për propozimet që ka bërë për reformën zgjedhore. Nesër do të mblidhet Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore.

Ora 15:47
Mediu: Ekonomia do të rëndohet akoma më shumë, për 'Zgjedhoren' presim PS-në

Edhe Fatmir Mediu, ashtu si Monika Kryemadhi u shpreh se opozita pret përgjigjen e opozitës për propozimet që ka bërë për reformën zgjedhore. "Opozita është nuk është pse të bëhet ftesë, ka bërë propozimet, i takon qeverisë që të japë përgjigje, kemi qenë dhe jemi gati për një kod zgjedhor për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe cdo pikëpyetje që ngrihet është për të shmangur vëmendjen nga ato që janë cështjet kryesore të vendit".

Por cfarë u diskutua tjetër në mbledhjen e aleatëve? "Diskutuam për situatën e pandemisë dhe masat dhe mundësinë për të lehtësuar. Situata ekonomike do të vijë duke u rënduar. Për mungesë të masave biznesi është cënuar dhe do të cënohet rëndë duke mos pasur vëmendjen e qeverisë. Tjetra që është shumë e rëndësishme është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kemi pasur një situatë para pandemisë shumë problematike dhe një pamundësi për të garantuar zgjedhje të lira, kjo pandemi e ka shtuar dhunën dhe autoritetin e shtetit mbi të drejtat e qytetarëve' përfundoi Mediu.

Ora 15:35
Kryemadhi: Këshilli Politik nuk mblidhet më, tani presim përgjigjen e PS-së për 5 propozimet për 'Zgjedhoren'

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nga selia e PD-së ku u rikthye për herë të parë pas pandemisë për të marrë pjesë në takimin e Lulzim Bashës dhe aleatëve opozitarë deklaroi se Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore nuk do të mblidhet më, pasi tani presin përgjigje nga shumica socialiste për 5 propozimet që i kanë dërguar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. "Ka një gabim të disa personave apo të zëdhënësve, apo të instrumenteve politikë. Këshilli Politik nuk mblidhet tani sepse e ka mbaruar funksionin e tij, sepse ana e opozitës ka çuar 5 propozime dhe po pret reagimin e Parlamentit, pra të komisionit dhe nesër mblidhet komisioni që do të njihet me 5 propozimet e opozitës.

Pra ne si opozitë iu kemi çuar 5 drafte të propozuara për të cilat në njërin nga këto drafte ne jemi dakord që duhet të bjerë dakord shumica. Opozita ka qenë gati që në fund të shkurtit, pra 15 marsi ka qenë afati i fundit. Ne kemi qenë gati që në fund të shkurtit me propozimet tona që kemi patur dhe presim reagimin nga pala tjetër. Sigurisht që çdo zvarritje që vjen nga mazhoranca nuk është e papritshme, ne e presim, ata atë duan që ta zvarrisin sa më shumë. Edhe një sekond më tepër në pushtet Edi Ramës i leverdis sepse thotë, ‘Një firmë për të vjedhur miliona euro me koncensione’.". Nesër do të mblidhet Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore.

Por si e komenton ajo bisedën mes Damian Gjiknurit dhe ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Kim? "Ambasada Amerikane ka qenë prezente në të gjitha takimet e Këshillit Politik, ka qenë e informuar për të gjitha bisedat dhe takim që janë bërë rreth Reformës Zgjedhore. Unë kam përshtypjen që bashkëbisedimi midis tyre nuk mund të bëjë po themi hamendësime, jam e bindur që Ambasadorja do t’i ketë kërkuar Z. Gjiknuri që të lëvizë shpejt me Reformën Zgjedhore sepse ngërçi kryesor i mosmiratimit të Reformës Zgjedhore ka qenë nga pala e mazhorancës dhe Partisë Socialiste sepse ne si opozitë kemi mbaruar me propozimet tona dhe i kemi dorëzuar ato. Ne për 5 pikat të cilat kanë qenë kushtet e OSBE-ODIHR, ne kemi dhënë për secilën pikë propozimet tona, madje edhe nga 5 propozime. ‘Nuk të pëlqen e para, ke të dytën, nuk të pëlqen e dyta, ke të tretën, nuk të pëlqen e treta, ke të katërtën.’. Tani me thënë të drejtën as kalamajve nuk i’u shkojmë kaq shumë pas avazit me nga 5 dëshira. Partisë Socialiste i kemi dhënë 5 dëshira ne si opozitë".

Por cfarë u diskutua në takimin e aleatëve? Temë kryesore padyshim që ishte aksioni opozitar dhe menaxhimi i pandemisë nga qeveria, tha Kryemadhi. "Unë e kam thënë dhe do të vazhdoj ta them. Megjithatë është ajo që ne nuk mund të dalim dot jashtë asaj e cila e gjithë infrastruktura ndërkombëtare është përfshirë. Por shqetësimi dhe problemi ynë më i madh nuk është sot distanca sociale që u imponohet shqiptarëve, nuk është distanca sociale që ju imponohet ju gazetarëve. Sot problemi më i madh është ekonomia. Sot që flasim janë 60 mijë shqiptarë që vetëm në 2 muaj kanë humbur vendet e punës. Pra do të thotë që 60 mijë familje kanë më pak ushqim ose nuk kanë fare në tryezat e tyre. Janë shumë më të varfër.

Sot janë mbi 1 miliardë e gjysëm euro të cilat janë të humbura nga ekonomia shqiptare, drejtë për së drejti, që nga momenti i shpalljes së paligjshme të gjendjes së jashtëzakonshme e deri më sot dhe që do të jetë akoma dhe më e madhe shuma e humbjes ekonomike. Ne duhet të kthjellohemi që të gjithë. Duhet të qartësohemi, duke filluar nga i pari kryeministri i Facebook-ut, që të lërë show-n e tij mediatik si dhe propagandën. Të dali dhe të krijojë situatën që duhet dhe normalizimin e menjëhershëm. Sepse problemet që kanë shqiptarët, nuk kanë hallin e imazhit të tij, as të xhirove në bulevardet e bashkive, të cilat deri dje i kishte harruar, bashkitë që kanë pasur probleme me tërmetin e 26 nëntorit".

Monika Kryemadhi i kërkoi Edi Ramës që të marrë situatën në dorë ose të largohet, pasi ka burra dhe gra më të mira, qoftë edhe nga PS-ja për ta zëvendësuar. "Ne duhet të qartësohemi të gjithë duke filluar nga kryeministri të dalë dhe të krijojë situatën që duhet dhe normalizimin e menjëhershëm. Por të kthehet menjëherë në marrjen në dorë të situatës, ose në të kundërt të largohet se ka burra dhe gra shumë më të mire qoftë edhe nga PS për të vazhduar dhe për të ecur në menaxhimin e situatës dhe me realizimin e 15 kushteve të BE" tha ajo.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dangellia: 05/05/2020 18:34

    Ore edhe zgjedhje daneze te behen keta dmth ky ai ajo as 10% nuk marin

    Përgjigju
  • A..Zh: 05/05/2020 15:59

    Hahaha, jane te papare! Miratoni propozimet tona thone, qe t'i fitojme zgjedhjet para se te zhvillohen. O si themi ne o s'ka, atehere pse u ulen na tavoline?! Keta e duan pushtetin nepermjet "revolucionit te bute", se atij tjetrit ja pane hajrin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?