Covid-19 dhe bicikleta, boom shitjesh në Europë

20 Maj 2020, 11:25| Përditesimi: 20 Maj 2020, 11:27

  • Share

Teksa vendet europiane kanë hyrë në fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi, e cila quhet gjithashtu edhe si faza e bashkëjetesës me Covid, shumë shtete europiane ende nuk I kanë vënë në funsionim transportin publik ndërsa të tjera kanë forcuar masat e distancimit fizik aty ku ky lloj transporti ka nisur të funksionojë. Të trembur nga fakti i transmetimit të infeksionit në këto ambiente, shumë qytetarë europianë kanë zgjedhur të përdorin një tjetër mjet alternative, bicikletën.

Europa ndërkohë po përjeton një boom shitjesh të bicikletave teksa edhe shumë shtete kanë prezantuar stimuj ekonomikë për blerjen e tyre, përfshirë Francën dhe Italinë.

Në Francë çeku mund të shkojë deri në 500 euro për një biçikletë elektrike, në Itali e njëjta gjë.

Jean-Christophe Wintz, menaxher i Mondovelo në Geispolsheim thote se nëse ekziston një sektor që nuk është në krizë, është i tyre: "Qarkullimi u rrit me më shumë se 200% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo është një pioniere e lëvizshmërisë mbi dy rrota dhe ka premtuar ndërtimin e qindra kilometrave rrugë të dedikuara vetëm për biciklistët.

Edhe qeveria britanike e Boris Johnson ka premtuar një paketë ndihme prej 250 milionë paund për ata që blejnë bicikleta apo skutera.

Muajin e kaluar, në Britaninë e Madhe pati një qarkullim prej 60 milionë euro në sektorin e shitjes së tyre.

Në Lombardin, qyteti I Milanos ka filluar planin 'Rrugë të Hapura' i cili fillon me 35 km rrugë të dedikuar për bicikletat dhe për këmbësorë deri në fund të vitit. Edhe në Romë kanë nisur projekte për tu ardhur në ndihmë përdoruesve të bicikletave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?