Si të mos ishte i mjaftueshëm infeksioni nga koronavirusi, përveç hamendjeve mbi krijimin e Covid në laborator dhe shumë lajme të tjera të rreme që kanë qarkulluar muajt e fundit, vëmendja tani është kthyer në antenat 5G, "fajtore" për përhapjen e pandemisë.
"Duket se mendjet sublime që thonë se vaksinat janë plot me metale të rënda, kanceri shërohet me urinoterapi, Elvis Presley është i gjallë, tani janë të bindur se Kullat e antenave 5G përhapin Sars-CoV-2 ", tha virologu Italian Guido Silvestri, profesor në SHBA në Universitetin Emory në Atlanta.
Prof. Massimo Clementi, Drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virologjisë së spitalit San Raffaele në Milano tha se lidhja midis valëve elektromagnetike 5G dhe Covid është më pak se zero dhe lajmet e përhapura janë të rreme
Është si të thuash se Toka është e sheshtë”, - tha Clementi duke theksuar se hipoteza nuk ka asnjë bazë shkencore dhe duke siguruar se 5G nuk kanë asnjë rol në përhapjen e pandemisë.