Kronikë

Raporti/SHISH: Situata e COVID-19 u shfrytëzua nga aktorë jo-perëndimorë për synimet e tyre gjeostrategjike! Përhapën teori konspirative për të rritur euro-skepticizmin

17 Gusht 2021, 20:29| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 21:25

  • Share

Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH), në një raport të publikuar për 2020, thekson se situata e pandemisë ka shërbyer që vendi të ishte i ekspozuar ndaj influencave jo -perëndimore. Sipas SHISH, vendi ynë nuk u kërcënua vetëm nga pandemia, por edhe nga vende jo-perëndimore, që u përpoqën të shtonin ndikimin e tyre duke përfituar nga situata e brishtë e vendit për shkak të COVID-19.

Në raport thuhet se këto aktorë globalë jo-perëndimor shfrytëzuan situatën e pandemisë për synimet e tyre gjeostrategjike dhe këtë e bënë përmes përhapjes së teorive konspirative dhe lajmeve të pavërteta lidhur me COVID-19 në mënyrë që të rrisnin pakënaqësinë mes njerëzve, të cilët ndiheshin të frustruar nga masat anti-COVID. Kjo propagandë, sipas SHISH përdoren nga aktorët jo-perëndimor për t'i bërë vendet vurnerabël dhe për të rritur euro-skepticizmin.

"Aktorët globalë jo-perëndimorë shfrytëzuan situatën e shkaktuar nga COVID-19 për synimet e tyre gjeostrategjike, forcimin e pozitës së tyre si aktorë ndërkombëtarë, përçarjen e kohezionit në BE/NATO dhe ndërkombëtar, si dhe kanë mbështetur narrativat e njëri-tjetrit në mjedisin informativ sipas synimeve të tyre. Gjithashtu, përdorën një spektër të gjerë të mjeteve hibride për të ndërmarrë operacione informative përgjatë pandemisë COVID-19, si: ndërmarrja e fushatave mediatike, qarkullimi i lajmeve të rreme, nxitja e shpërndarja e teorive konspirative nëpërmjet medias e rrjeteve sociale, angazhimi i shërbimeve të inteligjencës dhe aktorëve kibernetikë shtetërorë dhe jo-shtetërorë. Kriza shëndetësore globale u shfrytëzua për të promovuar agjenda përçarëse për t’u faktorizuar në arenën ndërkombëtare dhe për të rritur impaktin e aktiviteteve të tyre influencuese. Kjo propagandë përfshiu edhe çdo informacion të gjeneruar nga mediat perëndimore që theksojnë euro-skepticizmin në rritje, si dhe promovuan çdo lajm mbi modelet qeverisëse të tyre si superiore ndaj atyre perëndimore", thuhet në raportin e SHISH.

SHISH thekson se kjo propagandë e aktorëve jo-perëndimor u bë përmes hapësirave online dhe se në vendin tonë dhe rajonin e Ballkanit  këto dezinformime  shërbenin për të penguar proceset integruese euro-atlantike, për të rritur pakënaqësitë e Ballkanit ndaj BE, inkurajimin e ndjenjave kundër NATO-s si dhe të nxiste tensione ndëretnike me qëllim dobësimin e kohezionit në rajon

"Situata e shkaktuar nga COVID-19 u shoqërua me fushata agresive dezinformimi dhe keqinformimi, të cilat ndikuan negativisht në përgjigjen reaguese dhe perceptimin e publikut mbi rrezikshmërinë reale të pandemisë. Aktorë shtetërorë jo-perëndimorë dhe ata jo-shtetërorë që veprojnë për llogari të tyre, u angazhuan në fushata dezinformacioni dhe në lidhje me COVID-19, duke rënduar krizën dhe minuar përpjekjet për tejkalimin e saj, përfshi supozime se Perëndimi e ka krijuar virusin, se virusi është një armë biologjike, se BE-ja po dështon në menaxhimin e pandemisë, institucionet euro-atlantike nuk kanë kapacitete reaguese kolektive, se do të shpërbëhen nën këtë presion, etj. Në rajon dhe vendin tonë, propaganda dhe dezinformimi përbëjnë një ndër elementët e fushatës hibride që përdorin aktorët jo-perëndimorë në përballjen e tyre gjeopolitike me Perëndimin për arritjen e objektivave strategjike për t’iu kundërvënë dhe penguar proceset integruese euro-atlantike në rajon", thuhet në raportin e SHISH

SHISH shprehet se viti 2020 që u shenjua nga pandemia e COVID-19 pati impakt në çështjet e sigurisë, pasi teoritë konspirative luajtën rol edhe në tablonë ekstremiste të dhunshme, që motivuan në lulëzimin e agjendave populiste e nacionaliste, të nxitur e mbështetur nga grupime të caktuara, të cilat rritën propagandën për përdorimin e dhunës si mjet për të nxitur ndryshimin që duan të shohin në shoqëri.  

(Kliko këtu) Pjesë nga Raporti Publik Nr. 3, Viti 2020

Komento

Komente

  • Moderni: 18/08/2021 07:02

    Njerez si Alfred Cako dhe Altin Goxhaj duken ashiqar qe llapin per llogari te armikut

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale.: 17/08/2021 23:42

    Kujtoi ariu polar se do te gjente shteg per tu rifutur perseru ne Shqiperi dhe te merrte edhe njehere bazen e Vlores.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?