COVID-19 fut në sherr lojtarët e Partizanit, sulmohet Boldor

10 Korrik 2020, 12:08| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 13:53

  • Share

Rastet me COVID në skuadrën e Partizanit kanë shkaktuar edhe sherr në klubin e kuq. Burime bëjnë me dije se një prej tre futbollistëve pozitiv ka debatuar në telefon me rumunin Deian Boldor dhe e ka akuzuar atë për pakujdesi. Konfrontimi duket se ka shkuar edhe në përplasje fizike. Boldor jeton me motrën e tij në zonën e ish-bllokut dhe mësohet se ai është futbollisti i parë i infektuar nga motra e tij. Megjithatë Boldor dhe Ferati kanë disa ditë që ndodhen në izolim. Derbi në aspketin futbollistik është jetik për të dyja ekipet për Tiranën që kërkon titullin dhe Partizanin pikë për Kupat e Europës.

Pas Deian Boldor dhe Besnik Feratit pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar edhe tre futbollistë të tjerë të cilët klubi bën me dije se janë Eraldo Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote.

Pas zbulimit të rasteve të para në klubin e kuq mes stafit drejtues dhe futbollistëve u morrin 50 tamponë ku tre futbollistë rezultuan pozitiv por që janë asimptomatikë ndërsa pjesa tjetër ka dalë negativ ndaj testit. Në total në ekipin kryeqytetas janë 5 futbollistë pozitivë të cilët janë izoluar dhe klubi bën me dije se janë në gjendje të mirë. Megjithë 5 rastet pozitive Partizani bën me dije se pjesa tjetër e ekipit ëshë në gjendje optimale dhe përveç mungesave është e gatshme që të luajë dhe përballë derbin e mbrëmjes së sotme ndaj Tiranës. Derbi në program sot në 20:45 nuk rrezikon dhe do të luhet normalisht ashtu edhe siç parashikohet në protokoll ku izolohen vetëm lojtarët pozitiv. Edhe Tirana nuk ka shprehur shqetësim dhe do ta luajë derbin ashtu siç konfirmohet edhe nga FSHF që çdo gjë do të vijojë sipas programit.

Eraldo Çinari duke bër tamponin

Deian Boldor

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?